Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

EULEX konfirmon arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

EULEX konfirmon arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it kanë arrestuar mbrëmë shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të dyshuar për krime lufte. Që nga 25 maji ata ndodheshin në arrest shtëpiak, ndërsa pas ankesës së prokurorit special të EULEX-it, Mauricio Salustro Gjykata e Apelit vendosi ta ndryshoi masën e arrestit shtëpiak me paraburgim. Arrestimin e ka konfirmuar sot edhe EULEX-i. Ndërsa mbrojtja e quan të padrejtë këtë vendim dhe ka paralajmëruar për të hënën ankesë në Gjykatën Supreme.


Në orët e vona të së premtes, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, arrestoi shtatë ish pjesëtarët e UÇK-së, të njohur si “Grupi i Drenicës”, i përbërë nga ish komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, aktualisht ambasador i Kosovës në Tiranë, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, kryetar i Skenderajt dhe pesë ish pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, Sahit Jashari, Jahir e Zeqir Demaku, Hysni Thaçi dhe Avni Zabeli. Arrestimet janë kryer në shtëpitë e të dyshuarve gjatë një aksioni policor. Masa e paraburgimit, sipas avokatit të Selimit, Tomë Gashi, do të zgjas deri më 24 qershor. Gashi tha se ka vetëm një arsye për ndryshimin e vendimit nga arresti shtëpiak në paraburgim.

“Gjykata ka konsideruar se masa e arrestit shtëpiak nuk është e mjaftueshme që sipas saj të parandalojë eventualisht ndikimin në dëshmitarë dhe kjo ka qenë arsyeja e vetme për të cilën është ndryshuar ky vendim”, tha Gashi, për Radio Kosovën.

Gashi e quan të padrejtë këtë vendim, ndërsa paralajmëron ankesë në Gjykatën Supreme.

“Unë mendoj se vendimi është shumë i padrejtë dhe është jo i ligjshëm dhe që ky vendim të bëhet i drejt duhet të paraqesim ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës gjë që do ta bëjmë të hënën. Besoj që Gjykata Supreme nuk do të jetë e nivelit të gjykatës së apelit që të bëjë këso padrejtësi”, tha Gashi

Sipas avokatit Gashi, në arsyetimin e vendimit përmendet edhe ajo që Gjykata e Apelit e ka konsideruar si ndikim të paligjshëm kinse nga Qeveria, Kuvendi dhe institucionet tjera të Kosovës të cilat kanë dalë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë.

“Unë mendoj se është një qasje e gabuar e EULEX-it, e cila qasje dëshiron të çojë një mesazh krejtësisht të gabuar se kinse ka pasur edhe ndërhyrje politike në institucionet e drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë”, tha ai.

Arrestimin e shtatë ish pjesëtarëve të UÇK-së, e ka konfirmuar sot edhe EULEX-i. “Arsyeja kryesore për caktimin e paraburgimit është rreziku për pengimin e procedurës penale, duke ndikuar në dëshmitarë”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Ndërkohë, në Skenderaj, sot kur po mbahet testi i maturës në gjithë vendin, maturantët kanë protestuar kundër arrestimit të ish pjesëtarëve të UÇK-së.
Kroniken mund ta ndiqni në "Info 12" në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum