Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet te Mbretëresha Elizabeta II Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Ambasadori Greiçevci dorëzoi kredencialet te Mbretëresha Elizabeta II Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Lirim Greiçevci, dorëzoi dje letrat kredenciale te Lartmadhëria e Saj Mbretëresha Elizabeta II. Në audiencën me Mbretëreshën, e cila u zhvillua gjatë një ceremonie shtetërore në Pallatin Mbretëror Buckingham Palace, Ambasadori Greiçevci i përcolli mesazhet e ngrohta të Presidentes së Republikës së Kosovës për Lartmadhërinë e Saj dhe për popullin britanik.



Ai theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë për lirinë, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ambasadori Greiçevci gjithashtu shprehu zotimin e tij për t’i kultivuar dhe avancuar tutje raportet ndërmjet dy vendeve mike, në rrafshe të ndryshme të komunikimit dhe shkëmbimit të ndërsjellë ekonomik, kulturor dhe arsimor.

Pas ceremonisë në Pallatin Mbretëror, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës (Vin d’Honneur), ku morën pjesë ambasadorë dhe përfaqësues të komunitetit diplomatik në Londër, përfaqësuesja e Protokollit Mbretëror përgëzoi Ambasadorin Greiçevci për detyrën fisnike të përfaqësimit të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas traditës, Ambasadori Greiçevci ngriti një dolli për shëndetin e Lartmadhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabeta II.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum