Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

MPB mirëpret publikimin e raportit të DASH-it Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

MPB mirëpret publikimin e raportit të DASH-it Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), mirëpret publikimin dhe të gjeturat e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit në fushën kundër Terrorizmit.


Në njoftimin e MPB-së thuhet se ky raport dëshmon se Republika e Kosovës është dhe do të vazhdoj të jetë aleate i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve tjera demokratike në luftimin e terrorizmit dhe e përkushtuar në konsolidimin e mekanizmave për garantim të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe sigurisë për qytetarët, njofton MPB përmes një kumtese.

Sipas njoftimit asnjë shtet në botë nuk është imun ndaj terrorizmit dhe për këtë arsye duhet të krijohen kushtet që të fuqizohen të gjitha mekanizmat e shtetit që kanë mandat ligjor të trajtojnë këtë dukuri nga çdo perspektivë. Plotësimet e fundit legjislative kanë për qëllim rritjen e efikasitetit në luftimin e terrorizmit në veçanti, për çfarë vlerësohet lartë edhe nga raporti në fjalë, përderisa Ministria e Punëve të Brendshme në rolin e koordinatorit Kombëtar Kundër Terrorizmit do të vazhdojë me ngritjen e kapaciteteve të Policisë së Kosovës dhe do të sigurojë që bashkëpunimi ndërinstitucional do të fuqizohet.

”Ne jemi të sigurt që një kontribut të veçantë do të ketë edhe marrëveshja ndërshtetërore në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimi i saj do të sjellë sundim të ligjit në çdo pjesë të territorit tonë. Në këtë drejtim çmojmë shumë edhe kontributin e KFOR-it dhe EULEX-it për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum