Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Vdes Vahide Hoxha, Jahjaga e Thaçi ngushëllojnë familjen Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Vdes Vahide Hoxha, Jahjaga e Thaçi ngushëllojnë familjen Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ka ndërruar jetë Vahide Hoxha, në moshën 86 vjeçare, kryetarja e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Kosovës dhe bashkëshorte e ish-udhëheqësit komunist, Fadil Hoxhës.


Mbledhja komemorative për të mbahet të shtunën në orën 11.00 në sallën e kinemasë ABC në Prishtinë. Kortezhi funeral niset nga shtëpia e së ndjerës në Prishtinë, në orën 13.00 kurse ceremoniali i varrimit bëhet në orën 15.00 në varrezat e qytetit të Gjakovës pranë varrit të bashkëshortit të saj, Fadil Hoxhës.

Tashmë e ndjera, ishte profesoreshë e historisë në Gjimnazin dhe Shkollën Normale të Prishtinës, ishte edhe drejtoreshë e Muzeut dhe e Institutit të Historisë së Kosovës, kryetare e Bashkësisë së Kulturës së Kosovës, deputete dhe delegate në Kuvendin e Serbisë e të Jugosllavisë dhe anëtare e Këshillit Ekzekutiv (Qeverisë) së Kosovës.

Presidentja Jahjaga ngushëlloi familjen Hoxha


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ngushëlloi sot familjen Hoxha, me rastin e vdekjes së më të dashurës së tyre, zonjës Vahide Hoxha.

Në telegram thuhet:

Mora me pikëllim lajmin për vdekjen e zonjës Vahide Hoxha, veterane e Luftës Antifashiste, pedagoge dhe veprimtare e dalluar, vdekja e së cilës ka lënë zbrazëtirë në familjen tuaj dhe në gjithë shoqërinë kosovare.

Aktivitetet dhe angazhimet e zonjës Hoxha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në të gjitha fushat e punës së saj.

Shpirtërisht dhe me lutje jemi me ju në këto çaste pikëllimi.


Thaçi ngushëllon familjen Hoxha

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Hoxha, me rastin e vdekjes së veprimtares Vahide Hoxha.

Në telegram thuhet:

”E nderuara familje Hoxha,

Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të pedagoges, veprimtares dhe veteranes së Luftës Antifashiste, Vahide Hoxha.
Vdekja e veteranes Hoxha është humbje për familjen Tuaj dhe shoqërinë e Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum