Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Krasniqi: Serbia po bënë politikë të dyfishtë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Krasniqi: Serbia po bënë politikë të dyfishtë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryeparlamentari, Jakup Krasniqi ka kritikuar shtetin e Serbisë se në raport me marrëveshjen e arritur në Bruksel, po bënë politikë të dyfishtë. Në njërën anë bënë marrëveshje për të ecur drejt BE-së e në anën tjetër nuk bënë hapa për normalizim të marrdhënjeve me Kosovën.

Krasniqi në zbatimin e marrëveshjes sheh shumë sfida e sidomos në luftimin e grupeve kriminale në veri dhe shtrirja e sundimit dhe ligjit në atë pjesë.

Ai në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë ka thënë se Serbia vazhdon politikën e dy binarëve, në një anë sikur bën marrëveshjen me ndërmjetësimin e Brukselit për të ecur në rrugën e integrimeve evropiane, kurse në anën tjetër nuk e bën asnjë hap konkret për t’i normalizuar marrëdhëniet me Kosovën. Kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se marrëveshja është bërë nën firmën për normalizimin të marrëdhënieve Kosovë – Serbi dhe sipas tij po të shikohet kjo marrëveshje nga ajo që është prezantuar, nuk flet se po arrihet një normalizim i marrëdhënieve në mes të dyja vendeve.

Në zbatimin e marrëveshjes Krasniqi parasheh edhe sfida të shumta. “Sfida për të luftuar grupet kriminale në atë pjesë të Kosovës. Sfida për ta shtrirë sundimin e rendit dhe të ligjit. Dhe sfidë për të funksionuar Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës në tërë hapësirën e Republikës së Kosovës”, thotë kreu i Kuvendit, duke shtuar se sfidë tjetër do të jenë pengesat që Serbia i vendosë për Kosovën, qoftë në raport me njohjet e vendeve të Bashkimit Evropian, qoftë pengesat që vazhdon t’i bëjë Serbia sot e kësaj dite në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Në këtë intervistë Krasniqi ka folur edhe për rolin e Kuvendit të Kosovës në këto bisedime. Ai ka thënë se legjislativi ndoshta nuk është krejt i inkuadruar më së miri në këtë proces, por sipas tij kuvendi i ka dhënë vizën pozitive kësaj çështjeje. “Me Kushtetutë gjërat janë shumë të qarta. Kuvendi ratifikon çdo marrëveshje që arrihet në mes të dy vendeve të pavarura ose marrëveshjeve ndërkombëtare. Kjo është e nevojshme”, ka thënë Krasniqi.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum