Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Qeveria miraton marrëveshjen dhe e dërgon për ratifkim në Kuvend Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Qeveria miraton marrëveshjen dhe e dërgon për ratifkim në Kuvend Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
(E plotësuar) Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta procedojë në Kuvend për ratifikim marrëveshjes së parë ndërkombëtare që rregullon normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe planin e zbatimit për këtë marrëveshje. Qeveria e ka proceduar këtë marrëveshje si projektligj, për të marrë miratimin edhe të Kuvendit të Kosovës

Meqenëse Qeveria e Serbisë tashmë i ka dhënë mbështetje marrëveshjes dhe e ka dorëzuar në Bruksel tek shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, edhe Qeveria e Kosovës e ka proceduar në Kuvend për ratifikim marrëveshjen si dhe planin e zbatimit. Kryeministri Hashim Thaçi tha se ky vendim merret pas pëlqimit që ka dhënë edhe pala serbe për marrëveshjen.

“Që diçka të ratifikohet në Kuvend duhet të jetë e pajtueshme prej dy palëve, tani edhe Serbia e ka dhënë pajtimin për planin e zbatimit të marrëveshjes, prandaj ne kemi menduar që sot ta kalojmë në Qeveri këtë çështje dhe ta procedojmë menjëherë në Kuvendin e Kosovës”, tha Thaçi.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi prezantoi projektligjin duke thënë se edhe marrëveshja edhe plani i zbatimit janë pajtuar edhe nga pala tjetër, respektivisht Republika e Serbisë.

“Me ratifikimin e marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës dhe të Serbisë atëherë obligohen që zbatimi i marrëveshjes të respektohet nga të dy vendet, me ndihmën e BE-së, EULEX-it, KFOR-it, OSBE-së. Unë jam i bindur që me miratimin e këtij projektligji dhe me ratifikim e tij në Kuvendin e Kosovës hapet mënyra e qartë e zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar më parë, por njëkohësisht besoj edhe në implementimin në praktikë me obligimet respektive të të gjithë akterëve”, tha Kuçi.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se plani është edhe më i detajuar sesa marrëveshja dhe për këtë pret mbështetje të fuqishme nga Kuvendi.

“Ne besojmë në vullnetin e mirë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë mbështetur marrëveshjen do të jenë përkrahës edhe të implementimit të planit dhe nëse e lexojmë me vëmendje, plani është edhe më i detajizuar edhe më i favorshëm se marrëveshja. Unë pres që në Kuvendin e Kosovës të rritet numri i votave të deputetëve që do ta bëjnë ratifikimin e kësaj marrëveshje”, tha ai.

Sa i përket fillimit të zbatimit të marrëveshjes, Kuci tha se zbatimi duhet të bëhet nëpër disa faza, ndërsa shprehu angazhimin e Qeverisë për kryerjen e të gjitha obligimet që janë të parapara me planin e zbatimit. Kuci tha se brenda javës së ardhshme do të takohen grupet punuese për implementim.

Qeveria e Kosovës miratoi edhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për kufijtë administrativ, duke pasur parasysh vendimin për themelimin edhe të dy komunave të reja në rajonin e Hasit, komunën e Rogovës dhe atë të Gjonajt.

Marrëveshja me Serbinë procedohet sot për ratifikim në Kuvend

Qeveria e Kosovës do ta procedojë sot në Kuvendin e Kosovës për ratifikim, marrëveshjen e arritur në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq.Sipas zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi procedura e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës ka qenë e ndërlidhur me miratimin që institucionet e Serbisë do t’i bënin marrëveshjes. Qeveria e Serbisë tashmë e ka dorëzuar tek shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, marrëveshjen të cilën e miratoi të dielën.

Përderisa Qeveria e Serbisë e ka dorëzuar të miratuar në Bruksel marrëveshjen e arritur me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve, Qeveria e Kosovës ende nuk ka proceduar atë në Kuvendin e Kosovës për ratifikim. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se marrëveshja nuk ka mundur të procedohet në Kuvend pa u miratuar edhe nga Qeveria e Serbisë, ngase do të ishte ratifikim i njëanshëm. Marrëveshja sot do të procedohet për ratifikim në Kuvend, ndërsa zëvendëskryeministri Kuçi beson në mbështetjen e fuqishme të Kuvendit.

”Ne besojmë në vullnetin e mirë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe besoj se deputetët e Kuvendit të Kosovës të cilët e kanë mbështetur marrëveshjen do të jenë përkrahës edhe të implementimit të planit dhe nëse e lexojmë me vëmendje, plani është edhe më i detajizuar edhe më i favorshëm se marrëveshja. Unë pres që në Kuvendin e Kosovës të rritet numri i votave të deputetëve që do ta bëjnë ratifikimin e kësaj marrëveshje”, tha ai.

Për zbatimin e kësaj marrëveshje, Kuçi tha se Qeveria e Kosovës do të jetë shumë angazhuar, ndërsa prej fillim të shpejt të zbatimit të saj.

“Zbatimi tanimë duhet të jetë pjesë e implementimit sipas fazave, qeveria e Kosovës do t’i kryejë të gjitha obligimet që janë të parapara me planin e zbatimit. Besojmë që brenda javës do të takohen grupet punuese dhe do të fillojnë me implementim”, tha Kuçi.

Këto komente, zëvendëskryeministri Kuçi i bëri pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe Qendrës Evropiane për Zgjidhjen e Kontesteve. Kjo qendër, përmes një projekti do ta mbështes zgjidhjen alternative të kontesteve në Republikën e Kosovës.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum