Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Cliff: Veriu s’u bë “Republika Srpska” Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Cliff: Veriu s’u bë “Republika Srpska” Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cameron Cliff, është i bindur se marrëveshja me Serbinë është e arritur e suksesshme. Ai thotë se kurrë nuk e ka menduar dy vjet më parë se mund të ulen në një tavolinë dy kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.

Tek sa flet për rrethanat aktuale politike në Kosovë, sfidat që do t’i ketë Kosova në përmbushjen e marrëveshjes, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ian Cameron Cliff, në një intervistë për “Zëri” flet edhe për korrupsionin në vend.

Bile është i bindur se nuk ke nevojë të jesh Einstein për të vërejtur se ka politikanë me një pagë të jetojnë në shtëpi të mëdha dhe duke vozitur vërdallë makina të mëdha...Ai vlerëson se Kosova pas zgjedhjes së çështjes së veriut, ka shumë punë për të bërë , dhe se qytetarët e thjeshtë më shumë janë në zor për një vend pune sesa për relacionet politike mes shqiptarëve dhe serbëve.

Cliff i sugjeron Kosovës ta forcojë rendin dhe ligjin, dhe të pastrohet nga korrupsioni nëse e ka synim integrimin. Skandalet me trafikimin e veshkave, ai me pasaporta dhe shumë të tjera kanë ndikim në liberalizimin e vizave dhe në largimin e investitorëve të huaj. Ambasadori bën me dije se partitë duhet ta dinë mirë se BE-ja nuk do të pranojë edhe një palë zgjedhje të manipuluara...

“Ka qenë proces i suksesshëm, kur kam ardhur përpara dy vjetësh po të më thoshte dikush se do të ketë takim të rregullt mes kryeministrit të Kosovës dhe të Serbisë që të flasin për detajet e integrimit të veriut, sinqerisht do të thosha “a je i çmendur”. Nuk e kam konsideruar dy vjet më parë se do të avancoheshin kaq shumë. Pra unë mendoj se është një proces shumë pozitiv, po ashtu mendoj të dalat nga kjo marrëveshje në përgjithësi janë një e arritur e mrekullueshme”, ka thënë Cliff.
(Zëri)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum