Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Veriu kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës! Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Veriu kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës! Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Veriu kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës! Rtkliv26


Prej dje, të paktën zyrtarisht, nuk ka më polici serbe në veri të Kosovës. Është mbyllur stacioni policor në Leposaviq, kurse policët janë vënë në dispozicion në MUP-it të Serbisë. Kurse kryetarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozhoviq, i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të vendos rend dhe ligj në veri për shkak të eskalimit të dhunës në atë pjesë.



Pas shpërbërjes së njësiteve të MUP-it serb në veri, disa prej këtyre policëve do të pensionohen, disa do të kalojnë në Policinë e Kosovës, kurse pjesa e mbetur do të sistemohet në policinë serbe. Fat të njëjtë brenda dy-tri ditësh do të kenë edhe policët serbë në Zveçan, veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok.

Siç transmeton “Vesti”, serbët, përkrahës marrëveshjes së Brukselit po i nxisin bashkëkombësit e tyre që të futen në Komisionin Zgjedhor të Kosovës.

Njëkohësisht me mbylljen e stacionit policor në Leposaviq dhe me fillimin e eliminimit të strukturave serbe të sigurisë në veri të Kosovës, që është kushti kryesor i Serbisë për marrjen e datës për negociata me BE-në, kryetarja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, Ksenija Bozhoviq, i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të vendos rend dhe ligj në veri, për shkak të eskalimit të dhunës në atë pjesë .

”Kërkojmë reagim të shpejtë të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, që të kryejnë punën e tyre në përputhje me mandatin që e kanë marrë”, thuhet në kumtesën e Ksenija Bozhoviqit.

Serbët nga veriu akuzojnë Beogradin për asgjësimin e strukturave ilegale, duke thënë se atë që nuk munden ta bëjnë institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare në veri, e bënë Daçiqi dhe Vuçiqi.
Ndërkohë, sipas ”Vesti”, serbët e veriut sërish do të dëshironin të ndodhë një intervenim i njësitit special të Policisë së Kosovës, sepse kjo do t’i bashkonte ata sërish, por shumica prej tyre besojnë se Thaçi nuk do ta përsëris gabimin e para dy viteve dhe se ”tërë punën do ta kryejë vetë Beogradi”.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum