Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Serbia kërkon garanci se marrëveshja s’ka domethënie statusore Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Serbia kërkon garanci se marrëveshja s’ka domethënie statusore Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka thënë për B92 se Aleksandar Vuçiq dhe ai po vazhdojnë bisedimet me bashkësinë ndërkombëtare për të kërkuar garanci shtesë për serbët në Kosovë. Kurse, Vuçiq ka deklaruar se së pari duhet përpjekur që për serbët në Kosovë të fitohen edhe disa garanci për çështjet kryesore siç janë dokumentet personale, shtetësia dhe vulat në diploma.


”Për ne është me shumë rëndësi që dikush rastësisht të mos interpretojë se ajo për çfarë është arritur marrëveshja ka ndonjë domethënie në pikëpamje të çështjes statusore”, ka theksuar ai.

Sipas tij, është me rëndësi që të konfirmohet se bisedimet për statusin janë neutrale, se nuk e paragjykojnë ndonjë status të ardhshëm dhe se do të vazhdojmë bisedimet me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.

”Jam marr vesh që të dëgjohem me telefon me Catherine Ashtonin para mbledhjes së qeverisë dhe kujtoj se në këtë drejtim do të kemi sqarime të çështjeve kontestuese”, theksoi Daçiq.

Kurse, nënkryetari i parë i Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se së pari duhet përpjekur që për serbët në Kosovë të fitohen edhe disa garanci për çështjet kryesore siç janë dokumentet personale, shtetësia dhe vulat në diploma.

”Për ne çështjet kryesore janë çështje e dokumenteve personale e shtetësia dhe vula në diplomat universitare”, ka thënë ai.

Sipas tij, vërejtjet në implementimin e planit kanë të bëjnë me ndryshimin ligjeve nga ana e Prishtinës, çështjet rreth përmendjes së nenit 9 dhe jo vetëm ato të neneve 4 e 6 lidhur me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe.

Ai ka deklaruar se vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me pjesën statusore që garantojnë ekzistimin dhe qëndrimin e dokumenteve serbe e të shtetësisë. ”I kërkojmë këto garanci. Madje edhe në formë verbale dhe presim që ky pajtim të arrihet”, ka thënë Vuçiq.

Kurse, sipas disa deklaratave të zyrtarëve serbë në mediet e Beogradit, Qeveria e Serbisë sonte mund të shqyrtojë planin e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit.

Mediet njoftojnë se për këtë çështje në orën 18 do të mbahet mbledhja e Qeverisë pas së cilës do të lëshohet komunikatë për media.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë në këtë javë kanë arritur në Bruksel pajtueshmëri për planin e zbatimit të Marrëveshjes për normalizim raportesh të 19 prillit.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum