Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Jahjaga: Po ndërtojmë një popull të përkushtuar ndaj paqes Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Jahjaga: Po ndërtojmë një popull të përkushtuar ndaj paqes Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kultivimi i dialogut ndëretnik dhe ndërkulturorë, bashkëjetësa dhe pajtimi janë qëllimi i konferencës ndërfetare në Pejë e cila është organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në kaudër të Javës kosovare të tolerancës.

Me këtë rast, presdidentja e Republikës së Kosovës, Atiftete Jahjaga tha se ”sot ne jemi duke ndërtuar një popull të përkushtuar ndaj paqes dhe mirëkuptimit, kultivimit të bashkëjetesës së kulturave dhe besimeve. Prandaj ne jemi të përkushtuar që t''''i vëmë themelet e një të ardhmeje të qëndrueshme për të gjithë qytetarët tanë.

Ne dëshirojmë që të lëmë pas nesh një vend prosperues, pa gjurmë të urrejtjes për gjeneratat e ardhshme. Ne jemi të vendosur që t’i japim të ardhmes sonë të përbashkët një pamje ndryshe - atë të përparimit dhe respektit të ndërsjellë”, është shprehur në fund të fjalës së saj presidentja Jahjaga .

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në Konferencën Ndërfetare në Pejë, tha se gjatë tërë historisë Kosova ka qenë vend multietnik, multifetar dhe ka ruajtur karakterin e dialogut dhe mirëkuptimit fetar.

Hoxhaj ka theksuar se paralelisht me promovimin e lirive fetare, një nga shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës është sekularizmi, i cili i ofron hapësirë të mjaftueshme për të gjitha komunitetet që të promovojnë besimet dhe bashkëjetesën.

Më pas, ministri Hoxhaj ka folur edhe për procesin e normalizimit të marrëdhenieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen ndërshtetërore për normilizimin e marrëdhënieve bilaterale.

Ndërkaq, në fjalën e tij, përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe Teodosje tha se populli serb ka një trashëgimi kulturore e fetare në Kosovë . Për këtë aryse tha ai populli serbe është i ineteresuar për tolerancë dhe bashkëpunim të ndërsjellë.

Në Konferencën ndërfetare kanë folur edhe përfaësues të besimeve fetare të Kosovës, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës Naim Tërnava dhe Imzot Dodë Gjergji Ipeshkv i Kosovës, duke përcjellur mesazhe paqeje dhe tolerance për gjithë qytetarët.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum