Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

OVLUÇK reagon ndaj arrestimeve të sotme Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

OVLUÇK reagon ndaj arrestimeve të sotme Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj arrestimeve të sotme të disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së. OVL i konsideron arrestime politike dhe me qëllim të njollosjes së vlerave të UÇK-së por që mund të jetë fundi i durimit të luftëtarëve të lirisë.



Në reagimin e OVL të UÇK-së dërguar mediave në Kosovë thuhet:

“Ne edhe njëherë kërkojmë nga institucionet e Kosovës që të shqyrtojnë seriozisht pozicionin e EULEX-it në Kosovë. Persekutimi i vazhdueshëm i luftëtarëve të lirisë nga EULEX-i, në fakt, ka argumentuar se këta kanë vetëm një detyrë në Kosovë - njollosjen e luftës çlirimtare të kombit shqiptar në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK-së.

Kjo organizatë thekson se rasti i sotëm, me ç’rast akuzohen Sahit Jashari, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi, tregon se Serbia përmes mekanizmave të saj, po tenton të godasë luftën e UÇK-së që në bërthamat e saj të para me qëllim njollosjen e UÇK-së.

“Të përballur me presionin e bashkëluftëtarëve, ne jemi duke u munduar që për momentin të mbajmë situatën nën kontroll. Mirëpo, duhet të jetë e qartë se situata e sigurisë në Kosovë është shumë e brishtë dhe se kjo ngjarje mund të jetë fundi i durimit të familjeve të dëshmorëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, thuhet në reagimin e Organizatës së OVL të UÇK-së.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum