Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Salustro kërkon edhe dy muaj paraburgim për “Grupin Drenica” Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Salustro kërkon edhe dy muaj paraburgim për “Grupin Drenica” Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore kërkesën për vazhdimin e paraburgimit të shtatë të pandehurve në “Grupin Drenica”. E njëjta kërkesë i është dorëzuar edhe avokatëve mbrojtës të atyre që po hetohen për këtë rast. Këtë e ka konfirmuar për Express, Arianit Koci, avokati mbrojtës i kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtakut.



“Sot kam pranuar nga prokuroria speciale kërkesën për vazhdimin e paraburgimit të Lushtakut dhe të tjerëve”, ka konfirmuat Koci.
Sipas tij, prokuroria ka kërkuar që paraburgimi i tyre të vazhdohet hiç më pak se për një periudhë prej dy muajsh. “Nëse eventualisht aprovohet kjo kërkesë nga ana gjyqtarit të procedurës paraprake unë menjëherë do ta ushtrojë ankesën, për shkak se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përcaktimin e paraburgimit”, ka pohuar Koci.

Kjo pasi sipas tij prokuroria mund t’i zhvilloje hetimet pa kurrfarë problemi.

“Por caktimi i kësaj mase është plotësisht i panevojshëm”, tha ai.
Koci gjithashtu vlerëson se kjo masë që e ka propozuar prokuroria është e pa nevojshme edhe për faktin se klienti i tij, në këtë rast Sami Lushtaku është i pafajshëm dhe se kjo sipas tij kjo do të dëshmohet gjatë procesit.

Vendimi për pranimin e kërkesës së prokurorisë do të merret të hënën, ditën kur skadon afati ligjor i kohës së paraburgimit të “Grupit Drenica”.

Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sahit Jashari, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, i njohur si “Grupi i Drenicës”, dyshohen se kanë kryer krime lufte në Likoc gjatë luftës në Kosovë, për çka edhe iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
(Express)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum