Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Nuk i votojnë rekomandimet rreth ratifikimit të marrëveshjes Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Nuk i votojnë rekomandimet rreth ratifikimit të marrëveshjes Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme kanë vlerësuar se ky komision është anashkaluar në tërësi në rastin e Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve, Kosovë-Serbinë. Anëtarët e komisionit kanë deklaruar që marrëveshja nuk i plotëson kriteret për t’u quajtur ndërkombëtare.



Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme nuk kanë votuar rekomandimet që do të dilnin nga ky komision rreth ratifikimit të Marrëveshjes së parë, Kosovë-Serbi. Kreu i komisionit, Albin Kurti edhe në këtë mbledhje është shprehur kundër marrëveshjes. Ai tha se marrëveshja nxit më shumë ndarje në Kosovë.

“Përshtypja ime e fuqishme e përgjithshme është se me këto 15 pika të Marrëveshjes Thaçi –Daçiq ne nuk do të kemi më shumë integrim por do të kemi më shumë segrigim”, tha Kurti.

Edhe anëtari i PDK-së, Hidajet Hyseni i cili kur ishte votuar Marrëveshja në parim kishte abstenuar, ka theksuar se Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes me Serbinë ka shumë defekte dhe sipas tij nuk mund të quhet ndërkombëtare.

“Është pa titull, nuk është e sqaruar kush me kënd e ka nënshkruar këtë marrëveshje, janë dy nënshkrime poshtë dhe ne e dimë që janë dy inicialet e kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë dhe në çështje të tilla nuk mund të shkohet me intuitë”, tha Hyseni.

Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Petar Milletiq theksoi se Komisioni për Punë të Jashtme është duke u anashkaluar. Në mungesë të anëtarëve nuk u mundësua votimi për rekomandimet për shtyrjen e ratifikimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum