Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

ATK e suksesshme, për pesë muaji realizoj 44 për qind të planit vjetor Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

ATK e suksesshme, për pesë muaji realizoj 44 për qind të planit vjetor Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Vazhdon trendi i grumbullimit të të hyrave për buxhetin e Kosovës. Sivjet parashihet të mblidhen rreth 1 miliardë e 423 milionë euro. Administrata Tatimore e Kosovës gjatë periudhës pesë mujore, ka grumbulluar rreth 130 milionë euro, duke realizuar 44 për qind të planit vjetor. Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti, thotë për Radio Kosovën se gjatë kësaj periudhe e kanë tejkaluar planin për 3 për qind, ndërkaq do ta realizojnë në tërësi planin e paraparë.



Dy agjencitë kryesore që merren me grumbullimin e të hyrave për buxhetin e shtetit, Dogana dhe Administrata Tatimore janë duke u angazhuar në vazhdimësi për realizimin e planeve të projektuara për këtë vit.

Përderisa Dogana e Kosovës, si institucioni kryesor i grumbullimit të të hyrave, gjatë periudhës pesë mujore nuk ka arritur të përmbushë planin e saj, Administrata Tatimore e Kosovës ka qenë mjaft e suksesshme.

Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti thotë se gjatë periudhës pesë-mujore të këtij viti kanë grumbulluar rreth 130 milionë euro.

“Në pesëmujorin e këtij viti kemi performuar brenda planit, apo 3 për qind më shumë se plani, 10 për qind më shumë se gjatë vitit paraprak, falë angazhimit të personelit dhe duke u bazuar në një plan të veprimit. ATK-ja është viti i dytë që të gjitha aktivitetet e veta i bazon në një plan paraprak të veprimit bazuar në rreziqet potenciale duke trajtuar cdo segment të tatimpaguesve, sidomos atyre që paraqesin risk për të hyrat dhe kjo ka ndikuar që të hyrat të realizohen sipas planit”, theksoi ai për Radio Kosovën.

Administrata Tatimore e Kosovës sivjet parashihet të mbledhë 301 milionë euro, 4,5 për qind më shumë se gjatë vitit paraprak. Haliti shprehet optimist se do ta realizojnë, madje edhe ta tejkalojnë planin e grumbullimit të të hyrave.

“Bazuar në trendin e të hyrave ne kemi realizuar 44 për qind të planit total vjetor deri më sot dhe është përqindja më e mirë në pesë vitet e fundit. Nëse të gjitha ecuritë ekonomike rrjedhin sipas trendit të deritashëm, jemi shumë të sigurt se do ta realizojmë planin 100 për qind dhe mund të ketë një tejkalim të lehtë, nëse në pjesën e dytë nëse nuk ndodh ndonjë rënie tjetër e zhvillimit ekonomik, apo trendi i të hyrave të agjencive tjera, që reflektohet edhe te ne”, tha Haliti.

Gjatë dy viteve të fundit ATK-ja ka ngritur kapacitetet, duke ofruar shërbime cilësore, siç është sistemi i deklarimit elektronik, por ka mbajtur edhe seminare me qëllim të ngritjes së vetëdijet së tatimpaguesve. Haliti sqaron se vetëdija e tatimpaguesve është rritur shumë viteve të fundit. Përderisa në vitin 2009 përmbushja vullnetare ka qenë rreth 75 deri në 78 për qind, sivjet deklarimi vullnetar ka arritur në 93 për qind.

Niveli i përgjithshëm i grumbullimit të të hyrave buxhetore sivjet është paraparë të arrijë në 1 miliardë e 423 milionë euro, apo rreth 3 për qind më shumë se gjatë vitit paraprak.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info Plus" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum