Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Halbauer: Nuk kam nevojë t’i largoj barrikadat Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Halbauer: Nuk kam nevojë t’i largoj barrikadat Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Komandanti i përgjithshëm i forcave të KFOR-it në Kosovë, Volker Halbauer, pret që barrikada mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës, por edhe barrikadat tjera në atë pjesë të largohen si rezultat i bisedimeve mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shtuar se KFOR-i nuk ka nevojë t’i heq ato, pasi që konsideron se barrikadat janë simbol i politikës dhe pret të largohen me vendime politike.



Halbauer, këto komente i bëri gjatë një vizite që i bëri Komunës së Podujevës, ku u prit nga kryetari Agim Veliu, me të cilin biseduan për gjendjen e sigurisë në rajonin e Podujevës.

I pyetur për mundësinë e ndërhyrjes së trupave të KFOR-it në veri të Mitrovicës për largimin e barrikadave dhe normalizimin e gjendjes në ata pjesë, nëse ato nuk largohen siç janë paraparë edhe në marrëveshje, i pari i KFOR-it, u shpreh se ndryshime në veri të Kosovës mund të ketë vetëm si rrjedhojë e politikës, e assesi ndërhyrjes me dhunë.

“Nuk kam nevojë t’i largojë ato barrikada. Barrikadat janë simbol politik dhe sigurisht që do të largohen me vendime politike. Nëse ky dialog shkon si ka nisur kështu ngadalë, mendoj se barrikadat do të hiqen në këtë mënyrë. Besoj që do të ndodh kjo në mënyrë të qetë dhe pa dhunë”, ka thënë Halbauer.

Ai ka pohuar se KFOR-i, është i bindur se dialogu që po zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb, Ivica Daqiçit, do të përfundojë me normalizimin e gjendjes në veri të vendit. Por, për këtë ka kërkuar durimin e të gjithëve, pasi që pret që ky proces të zgjatë më shumë se që pritet.

“Mendoj se ky dialog që ka filluar është shumë premtues. Unë nuk e kam prit këtë sukses që është arritur mes dy delegacioneve. Duhet ta pranojmë këtë përparim që është bërë në këtë dialog. Jam shumë i bindur që të dy kryeministrat do ta gjejnë modulin që ta dërgojnë procesin përpara. Këtij procesi i duhet kohë, kjo vlen edhe sa i përket barrikadave”, ka thënë ai.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Volker Halbauer, ka komentuar edhe pyetjen e Kosovapress-it, lidhur me numrin e madh të armëve që gjenden në duart e qytetarëve serb në veri të Mitrovicës dhe mundësinë e ndërhyrjes për konfiskimin e tyre. Mirëpo, ai ka pohuar se çështja e armëve është problem edhe për jugun e Kosovës.

“Mendoj se armët janë problem në gjitha botën jo vetëm në Kosovë. Ju e dini se ka shumë armë në Kosovë. Shpesh herë në “Film City” dëgjoj të shtëna armësh. Nuk duhet të fillojmë vetëm për veriun, por duhet t’i mbledhim armët edhe në jug. Armët do t’i kenë vetëm institucionet që janë të autorizuar, si KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës”, ka thënë ai.

Halbauer, këtë vizitë e ka shfrytëzuar për t’u njohur me situatën e sigurisë në rajonin e Llapit, por edhe për gjendjen ekonomike, politike dhe mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me këtë komunë.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, falënderoi KFOR-in për ndihmën e dhënë në aspektin e sigurisë në këtë komunë, por edhe në sferat tjera. Ai u shpreh se ky bashkëpunim i mirë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
(Kosovapress)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum