Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

KE dhe autoritetet kosovare diskutuan për ekonomi Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

KE dhe autoritetet kosovare diskutuan për ekonomi Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës mbajtën në Bruksel takimin e tyre të rregullt të Dialogut për Procesin e Stabilizim Asocimit për Ekonomi, Statistikë dhe Kontroll Financiar. Ky takim ka shqyrtuar një numër fushash politike, përfshirë këtu zhvillimin makro-ekonomik të Kosovës, politikat fiskale dhe financiare, privatizimin, reformat strukturale dhe zhvillimin e sektorit privat, sistemin statistikor dhe menaxhimin financiar dhe kontrollimin e fondeve publike.



”Në fushën e politikave fiskale dhe ekonomike, u diskutuan fushat kryesore ekonomike, përfshirë këtu rritjen e GDP-së, inflacionin, tregun e punës dhe bilancin e pagesave. Përderisa Kosova ka mbajtur me sukses stabilitetin financiar, vitin e kaluar është parë një ngadalësim ekonomik, i cili është pasqyruar edhe në rritje më të ulët se sa që është parashikuar, rreth 2.5.%.

Sa i përket politikës buxhetore, Kosova ka dëshmuar angazhimin e saj për një pozicion të matur fiskal viteve të fundit, gjë që është pasqyruar edhe në deficitin buxhetor prej 2.7% të GDP-së në vitin 2012. Komisioni mirëpret disiplinën fiskale, që është një parakusht për një mjedis makroekonomik stabil. Komisioni ka mirëpritur në veçanti planifikimin për paraqitjen e një rregulle fiskale që nga viti 2014. Për këtë qëllim, amendamentet e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe llogaridhënie pritet të miratohet këtë muaj.

Autoritetet prezantuan situatën aktuale të reformave strukturale në sektorët kryesorë, si shëndetësi, administrim publik dhe politikë të privatizimit. Ashtu si edhe në vitet e kaluara, Komisioni ka rekomanduar një prioritizim të fuqishëm të shpenzimeve në nevojat e mëdha dhe urgjente. Komisioni ka theksuar se Qeveria ka miratuar një strategji për sektorin privat dhe se ka për qëllim të zhvillojë zonat ekonomike.

Sa i përket statistikës, shërbimet e Komisionit përshëndetën procesin e ristrukturimit të Agjencisë së Statistikave, në përputhshmëri me Ligjin për Statistika Zyrtare. Megjithatë, kapaciteti i Agjencisë Kosovare të Statistikës duhet të fuqizohet dhe duhet të bëhen përpjekje të mëtutjeshme, në veçanti për statistikat e afarizmit dhe ato makroekonomike. Statistikat ekonomike të besueshme dhe të përditësuara duhet të konsiderohen si parakusht për vendimmarrje të bazuar në dëshmi dhe politikëbërje strategjike.

Dhe në fund, lidhur me Kontrollimin Financiar publik dhe të brendshëm, Komisioni theksoi fushën e politikës e cila është ende në një fazë të hershme të zhvillimit. Përderisa ekzistojnë pjesa më e madhe e kornizës rregullative përkatëse dhe institucioneve kryesore, nëpër institucionet buxhetore duhet të fuqizohet të kuptuarit dhe implementimi i koncepteve përkatëse, si për shembull llogaridhënia menaxheriale.

Ky takim u bashkë-kryesua nga Ministria e Integrimeve Evropiane dhe Drejtoratet e Përgjithshme për Çështje Ekonomike dhe Financiare, dhe Zgjerim të Komisionit Evropian”, thuhet në njoftimin e KE-së.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum