Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kuvendi debatoi për ri-rregullimin e taksave të sigurimeve Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kuvendi debatoi për ri-rregullimin e taksave të sigurimeve Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Kuvendi i Kosovës ka vazhduar sot seancën plenare me debatin për rirregullimin e taksave të sigurimeve të automjeteve të udhëtarëve dhe ato transportuese të mallrave. Mirëpo në mungesë të kuorumit as sot nuk janë votuar një numër raportesh por edhe rekomandimet që kanë dalur nga debati për taksat.


Me iniciativën e deputetit të AAK-së Ramiz Kelmendi Kuvendi debatoi për rirregullimin e taksave për automjete, qytetarë dhe mjeteve transportuese. Ai ka propozuar që këto taksa të ulen dhe një pjesë e pagesës së taksave ti merrë përgjegjësi edhe shteti i Kosovës, sidomos për qytetarët e Luginës së Preshevës. Ndonëse askush nuk ishte i pranishëm nga Qeveria në Kuvend, grupet paralementare u deklaruan në këtë debat.

Ramiz Lldrovci nga PDK-ja tha se sigurimi kufitar është sigurim i obliguar me ligj për të gjitha automjetet me tabela të huaja që hyjnë në Kosovë, pasi Kosova ende nuk është anëtare e Burosë ndërkombëtare të Kartonit të Gjelbër.

Arsim Deshishku nga LDK-ja e konsideron se sigurimi kufitar është problem i rëndë pasi krijon kosto shtesë për ata që kanë targa të shteteve tjera, por edhe për qetarët që jetojnë në Luginë të Preshevës. Për këtë arsye Deshishku tha se Kosova do të duhej të lidhë marrëveshje bilaterale edhe me Serbinë për njohje të polisës së sigurimeve.

Afrim Kasolli nga Vetëvendosja tha se mërgimtarët janë më të dëmtuarit, ndërsa përfituese janë kompanitë e sigurimeve dhe buxheti i Kosovës.

Donika Kadaj nga AAK-ja tha se ne nuk kërkojmë heqje të taksës por zvogëlimin e saj.

Ndërsa Myzeine Selmani nga AKR tha se kjo çështje është politike dhe ka të bëjë me kompanitë e sigurimeve.

As rekomandimet nga ky debat por as një numër raportesh dhe rekomandimet që kanë dalur nga debati i kaluar për komunitetin RAE nuk janë votuar për shkak të mungesës së kuorumit.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum