Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Procesi i reformës zgjedhore nuk ka nevojë të kthehet në pikën zero Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Procesi i reformës zgjedhore nuk ka nevojë të kthehet në pikën zero Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Është punuar gati dy vjet në reformën zgjedhore, por zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit do të mbahen me ligjin e vjetër. Kjo për faktin se reforma zgjedhore ka ngecur dhe liderët politikë në një mënyrë u detyruan të pajtohen që të shkohet me ligjin e vjetër. Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu thekson se shkuarja në zgjedhjet lokale me ligjin e vjetër do të jetë sfidë si për partitë ashtu edhe për qytetarët.



Reforma zgjedhore ka ngecur. Këtë e pranon edhe ish kryetari i Komisionit për reformën zgjedhore, Haki Demolli. Por, ai thotë se procesi i reformës nuk ka nevojë të kthehet në pikën zero. Demolli, thotë se këtë vit do të shkohet në zgjedhjet lokale me ligjin e vjetër, teksa thekson se manipulimet dhe keqpërdorimet në zgjedhjet e fundit, nuk janë si rezultat i dispozitave ligjore të ligjit aktual.

“Askund në ligj nuk është thënë se mund të vidhet apo të votohet disa herë nga një person. Mirëpo ne kemi vlerësuar gjatë punës sonë në komision se ka hapësirë dhe ka vend për ndryshimin e dispozitave të caktuara, edhe pse këtë vit, po e përsëris, do të shkohet me ligjin aktual që është në fuqi”, tha Demolli për Radio Kosovën.

Mazllum Baraliu, ekspert i së drejtës ndërkombëtare dhe ish kryetar i KQZ-së thotë se pikërisht përvojat nga zgjedhjet e fundit kanë dëshmuar se legjislacioni zgjedhor në fuqi është i papërshtatshëm për të zhvilluar edhe një palë zgjedhje tjera.

“Shkuarja në zgjedhjet e reja lokale me legjislacionin e vjetër të pareformuar me sistemin elektoral dhe me procesin electoral, paraqet shumë sfida për subjektet politike, për institucionet, për qytetarët, të cilët dëshirojnë që vota e tyre të respektohet dhe mos të abuzohet. Prandaj të papriturat dhe befasitë mund të priten dhe kjo nuk i bën mirë demokracisë”, tha Baraliu për Radio Kosovën.

Ndryshe, gjatë procesit të reformës zgjedhore, pesë çështjet më të diskutueshme të këtij draftligji vazhdimisht ishin listat e hapura apo të mbyllura, numri i zonave zgjedhore, pragu zgjedhor, vota preferenciale dhe sistemi i ulëseve në Kuvend. Demolli thotë se megjithatë, pjesa më e madhe e draftligjit ka përfunduar.

“Një pjesë e madhe e draftligjit është përgatitur, por në anën tjetër ne e dimë në bazë të takimeve të liderëve të partive politike që për tri prej këtyre çështjeve në njëfarë forme është arritur një konsensus, sepse janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen me lista të hapura, pastaj janë dakorduar për një zonë zgjedhore dhe janë pajtuar për pragun zgjedhor”, tha Demolli.

Reforma zgjedhore e nisur dy vjet më parë ka mbetur prapa për shkak të qëndrimeve të ndryshme të subjekteve politike. Por, së fundi partitë kanë gjetur gjuhë të përbashkët që në zgjedhjet e reja lokale të shkohet me të njëjtin ligj me të cilin u mbajtën zgjedhjet e fundit, të cilat u përcollën me keqpërdorime dhe manipulime të shumta të votës.
Kronikën mund ta ndiqni në "Info Plus" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum