Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

daja.   

Modder
Modder

avatar


Mediat italiane shkruajnë se fituesja e talent show-t "The Voice of Italy" do të jetë pikërisht 20-vjeçarja shqiptare Elhaida Dani.

"Rete 24", në një artikull online shprehet se "këngëtarja e re, e lindur dhe e rritur në Shkodër, ka një zë të bukur e të fuqishëm, por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti që ka marrë pjesë në disa talent show në vendin e saj".

Në shkrimin mbi Elhaidën përmendet pjesëmarrja në "Star Academy" dhe fitoret e saj në festivalin "Top Fest" dhe në "Champions League" në Rumani. "Elhaida duket super e favorizuar për të fituar këtë edicion të 'The Voice', megjithëse thuajse gjithmonë ka kënduar në anglisht", shkruan "Rete 24".

Të enjten, më 30 maj do të transmetohet në televizionin italian "Rai 2" nata finale e talent show-t "The Voice of Italy". Do të garojnë midis tyre katër këngëtarët e mbetur në skuadrat e Piero Pelu, Rafaela Carra, Noemi dhe Ricardo Cocciante. Këngëtarja shqiptare është e përzgjedhura e Cocciante-s.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum