Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

KMDLNJ: Sjellje korrekte në Qendrën e Ndalimit Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

KMDLNJ: Sjellje korrekte në Qendrën e Ndalimit Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Monitorues të KMDLNj-së vizituan sot Qendrën e Ndalimit në Prishtinë me ç’rast vizituan të ndaluarit Sami Lushtaku dhe Sahit Jashari me të cilët biseduan për trajtimin që u është bërë gjatë ndalimit dhe gjatë qëndrimit në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë.

Sami Lushtaku, i deklaroi KMDLNj –së se vet është lajmëruar dhe se është njohur me të drejtat e tij si dhe se ka angazhuar avokatin mbrojtës sipas dëshirës së tij. Nuk ka asnjë vërejtje në sjelljet e policisë gjatë ndalimit. Është i njoftuar për shkaqet e arrestimit dhe është lajmëruar familja e tij. Sipas tij sjellja e oficerëve në Qendër të Ndalimit është korrekte.

I ndaluari i dytë Sahit Jashari, është thirrur nga EULEX-i që të lajmërohet në një vend të caktuar ku edhe ka shkuar. Edhe ky i ka deklaruar KMDLNj-së se edhe gjatë arrestimit si dhe gjatë qëndrimit në Qendër të Ndalimit sjellja e policëve dhe stafit është korrekte. Është njoftuar me të drejtat e tij dhe ka angazhuar avokatin mbrojtës të cilin e ka zgjedhur vetë.

Gjithashtu është njoftuar për shkaqet e arrestimit si dhe i është informuar familja e tij.

Dy të arrestuarit nuk janë ankuar se kanë probleme shëndetësore apo ndonjë çështje tjetër e cila mund të konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, thuhet në komunikaten e KMDLNj-së.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum