Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Lushtaku dhe katër të tjerë ndalen në mbajtje Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Lushtaku dhe katër të tjerë ndalen në mbajtje Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
(E plotësuar) Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje. Këtë e ka konfirmuar avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci. Përveç Lushtakut, për njëzetekatër orë janë ndaluar edhe Sahit Jashari, Jahir Demaku, Zeqir Demaku e Hysni Thaçi.


Avokati i Kryetarit te Skenderajt ka thënë se Sami Lushtaku nuk është marrë në pyetje, por vetëm atij iu është kërkuar ti jap të dhënat personale.

”Me kërkesë të prokurorit special sot Sami Lushtaku është ndalë në mbajtje policore. Ai dyshohet se ka kryer krime lufte dhe ka shkelur konventën e Gjenevës”, tha Koci.

”Ai është i pafajshëm. Besojmë se shumë shpejt do të qartësohet kjo çështje. Nesër ai do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili do të vendosë për paraburgimin eventual”, shtoi Koci, për Express.

Arrestohen pesë të dyshuar për krime lufte

Policia e EULEX-it në bashkërendim me Njësinë e Operacioneve Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), kanë arrestuar pesë persona, nën dyshimet për krime lufte. Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”, thuhet në komunikatën e publikuar nga EULEX-i.

”Pesë individët janë duke u hetuar për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc (komuna e Skënderajt). Një i dyshuar gjithashtu po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte”, thuhet në komunikatën e publikuar nga EULEX-i.

Emrat e të arrestuarve nuk janë publikuar ende.

Arrestimet janë urdhëruar nga një gjykatës i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum