Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Deputetët kërkojnë lirimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Deputetët kërkojnë lirimin e ish pjesëtarëve të UÇK-së Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Në seancën e sotme deputetët kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të arrestuar nga EULEX-i. Deputetët potencuan se ky mision nuk është demokratik dhe gjykimet nuk kanë asnjë fakt të vetëm për krime lufte që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarët e UÇK-së. Ndryshe, Kuvendi sot pritet të vendos për universitetet në Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, deputetët kanë ngritur disa çështje, ndër të cilat edhe arrestimet e ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe vendimin e qeverisë për themelimin e komunave të reja. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se arrestimet e fundit janë shndërruar në dukuri të hidhur për ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës. Ajo tha se këto gjykime nuk kanë mbështetje në asnjë fakt.

“Është duke vazhduar rigjykimi ndaj Fatmir Limajt dhe bashkëluftëtarëve të tij si dhe i ”Grupit të Llapit”. Tash po përgatitet procesi kundër ”Grupit të Drenicës”. Duket se më këtë po bëhet e qartë një tendencë, që e tërë Kosova të shndërrohet në një zonë kriminale, kriminalizim i luftës së UÇK-së”, tha Deliu-Kodra.

Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, tha se këto arrestime nuk janë gjë tjetër vetëm se tendencë që po i vishet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj ai tha se populli i Kosovës kërkon drejtësi me këmbëngulje por jo të ofrohet diçka tjetër në vend të saj, duke e quajtur EULEX-in, mision jo demokratik.

“EULEX-i thjeshtë po e shfrytëzon infrastrukturën e një shteti që njëkohësisht nuk e njeh atë shtet. Kundërshtimi ndaj EULEX-it është parimor e jo sporadik, i bazuar e jo emocional, i qëndrueshëm e jo momental. Pra, më shumë se kushdo tjetër ne jemi ata që kemi nevojë për drejtësi. Madje këtë drejtësi e kërkojmë me këmbëngulje”, tha Selimi.

Ndërkohë, vendimin e Qeverisë për themelimin e dy komunave në rajonin e Hasit, deputeti i LDK-së dhe ish ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, e quajti vendim që po e shkatërron Pushtetin Lokal.

“Me akte politike po e sakatojmë dhe po e degjenerojmë pushtetin lokal që tashmë është në krizë.Në krizë institucionale për shkak të vendimmarrjes së keqe, për shkak të borxheve publike dhe për shkak të shumë problemeve tjera që po e përcjellin Pushtetin Lokal”, tha Haziri.

Ndryshe, Kuvendi miratoi sot Raportin vjetor të punës së Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim për vitin 2012, raportin vjetor të punës së Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2012, si dhe rekomandimet nga debati parlamentar lidhur me gjendjen e pyjeve në Kosovë, pika këto të mbetura nga seanca e kaluar.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum