Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Garcia: Në Torino shkojmë për fitore Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Garcia: Në Torino shkojmë për fitore Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Garcia: Në Torino shkojmë për fitore Empty Garcia: Në Torino shkojmë për fitore Thu Dec 26, 2013 3:20 am

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Trajneri i Romës, Rudi Garcia, e pret me padurim sfidën e 5 janarit kundër Juventusit në Torino. Madje, ai paralajmëron se skuadra e tij do të bëjë çmos që pas festave të fundvitit të kthehet në fushën e gjelbër me fitore, në mënyrë që të ecën drejt titullit të kampionit.



“Do të shkojmë në Torino për të luajtur pa frikë dhe për të fituar. Të gjithë lojtarët, madje edhe ata më pak të rëndësishëm tashmë besojnë te titulli”, ka theksuar Garcia. Ai bëri një koment për gjyqtarët e kësaj sfide duke shuar çdo polemikë. “Jam një njeri i mirëkuptueshëm dhe nuk besoj aspak te komplotet. Nuk do të kishte kuptim që të shikonim një skuadër që ta mbyllte edicionin që në muajin janar. Gjithsesi, mendoj se ndjenja më e vështirë për t’u përtypur është padrejtësia”, ka shtuar Garcia. Sekreti i këtij edicioni fantastik është pa dyshim rikthimi i dëshirës së lojtarëve për ta shijuar sërish këtë lojë dhe në këtë aspekt, Garcia ka një meritë të madhe. “Që në momentin e parë që shkela në Romë e kuptova se sekreti qëndronte në faktin se skuadrës dhe tifozëve duhej t’u rikthehej entuziazmi. Pas një pune të gjatë rezultatet erdhën dhe tashmë janë të dukshme. Kohët e fundit kam dëgjuar madje që gjërat nuk po shkojnë mirë te Roma por si mund të grumbullosh 41 pikë pas 17 ndeshjesh nëse situata nuk po shkon në drejtimin e duhur?”, ka përfunduar Garcia.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum