Kurorëzimi e trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve është kthyer në një obsesion për Real Madridin. Edhe presidenti i klubit, Florentino Perez, në mesazhin e tij për festat e fundvitit, vuri theksin pikërisht te fitimi i trofeut kryesor evropian.
“Të gjithë ne madrilenët dëshirojmë që të fitojmë tituj por duhet ta pranojmë që jemi paksa më të fiksuar me “La Deciman”, dhe ai është trofeu që dëshirojmë më shumë. Megjithatë si në futboll, ashtu edhe në basketboll gjëja më e rëndësishme është të luash mirë dhe të fitosh trofe”, ka theksuar Perez.