Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Alcantara: Guardiola nuk ka ndryshuar, por në Bayern luajmë ndryshe Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Alcantara: Guardiola nuk ka ndryshuar, por në Bayern luajmë ndryshe Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Thiago Alcantara përfiton nga ditët e pushimit të festave për të vizituar qytetin e tij të lindjes, Barcelonën. Disa muaj pasi u largua nga skuadra katalonase me destinacion Gjermaninë, ish-mesfushori i katalonasve ka rrëfyer eksperiencën e tij të re në një skuadër të huaj ku po drejtohet nga një emër i vjetër për të, Pep Guardiola.


“Fillimisht në Munih gjërat filluan të funksiononin. Kolegët më pritën shumë mirë, por më pas pësova një lëndim të rëndë që më detyroi të ndalesha për disa muaj. Nuk jam penduar aspak që u largova nga Barcelona, madje njerëzit e mi të afërt e kanë kuptuar vendimin që mora sepse duan më të mirën për karrierën time. Kam bërë një hap cilësor në karrierën time, madje jam përshtatur shumë mirë edhe me mënyrën e re të jetesës në një qytet tjetër”, ka theksuar Alcantara. Në vijim, Thiago përqendrohet te jeta e re në Munih dhe te stili i lojës që po aplikon skuadra bavareze. “Kemi një skuadër shumë të mirë dhe me lojtarë të mëdhenj. Ata të bëjnë të ndihesh si në shtëpinë tënde. Qytetin nuk e njoh shumë sepse stërvitja më ha shumë kohë. Bayern-i është një klub që gjendet gjithmonë nën presion dhe kjo e ndihmon të rritet përditë e më shumë. Guardiola është i njëjti trajner si te Barcelona, gjithsesi mënyra se si luajmë futboll është pak e ndryshme. Pep nuk e ka klonuar Barcelona-n sepse ai ka një stil të vetin dhe këtë stil ai e ka përçuar edhe tek Bayern-i”, ka nënvizuar Alcantara. Një moment i vështirë për mesfushorin është edhe ai i ndarjes nga Barcelona, një klub që e bëri të famshëm në të gjithë botën. “Në atë kohë dëgjoja shumë mendime madje shumë gjëra janë thënë rreth transferimit tim. Gjithsesi, tashmë i kam hedhur pas krahëve edhe pse më duhet ta pranoj se nevojitej shumë kurajë për t’u larguar nga Barcelona”, ka shtuar tutje Alcantara. Në fund një koment edhe për Botërorin Brazil 2014 ku Thiago dëshiron të shkojë me Spanjën, edhe pse familja e tij ka rrënjë braziliane. “Ky është një nga objektivat kryesorë që unë kam por fillimisht mendoj vetëm se si të stërvitem te Bayern-i dhe më pas do të pres nëse Del Bosque do të më bëjë një ftesë ose jo. Pjesëmarrja në Botërorin e Brazilit është një ëndërr për çdo lojtar futbolli në botë”, ka përfunduar Alcantara.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum