Trajneri i Liverpulit, Brendan Roxhers, ka zbuluar se ai është në komunikim të vazhdueshëm me yllin e skuadrës, sulmuesin Luis Suarez dhe mbetet me shpresë se ai do të mbetet në “Anfield Road”.
Suarez ka qenë i lidhur kohët e fundit me një lëvizje larg Anglisë, pasi ndihet i pakënaqur me trajtimit që i bëhet nga ana e shtypit dhe opinionit anglez në përgjithësi. Sulmuesi uruguaian ka pranuar ditë më parë se e josh kalimi te Real Madridi, por drejtuesit e Liverpulit vazhdimisht kanë këmbëngulur se ai nuk është në shitje dhe se lojtari duhet ta respektojë kontratën e tij, e cila i skadon vetëm në verën e vitit 2016.
“Komunikoj me Suaresin thuajse çdo ditë, qoftë përmes mesazheve apo bisedave telefonike. Në muajt e fundit ka pasur shumë spekulime për Luisin, por ai mbetet pjesë e skuadrës sonë. Ne e vlerësojmë shumë atë si lojtar. Ai kishte një edicion të shkëlqyeshëm dhe i tregoi vlerat e tij. Ai është një magjistar në futboll dhe sigurisht që nuk dua të largohet”, ka theksuar Roxhers.
“Ai aktualisht është në pushime, duke u relaksuar me familjen e tij, por jemi në kontakt të vazhdueshëm. Ai ka edhe tri vjet kontratë me ne dhe nuk duam ta shesim. Shpresoj se çdo gjë do të përfundojë mirë në këtë verë dhe ai të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës sonë”, ka shtuar Roxhers.