Nenad Rashiq i cili para disa javësh ka shkëputur çdo lidhje me Partinë Liberale Serbe të Kosovës duke krijuar grup të ri parlamentar, është afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës.
“Ardhmëria e Përbashkët” e cila ka tetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, synon që të futet edhe në Qeveri, duke pretenduar kështu edhe poste të reja në kabinetin e Thaçit. Këtë kërkesë e ka shfaqur vetë ai që po merret me negocimin e marrëveshjes. Rashiq nuk e ka kontestuar arritjen e pajtimit me PDK-në, derisa ka thënë se bisedime janë duke shkuar në drejtim të duhur, shkruan gazeta Tribuna.
“Ne jemi në fazën e ndërtimit të marrëveshjes. Në tavolinë po japim propozime të ndryshme. Unë përveç kryeministrit kam takuar edhe zyrtarë të tjerë të PDK-së dhe besoj se marrëveshjen do ta kemi shumë shpejt”, ka thënë Rashiq.
(Tribuna)