Avokati Tomë Gashi ka thënë se aktakuza për rastin e MTPT-së duhet të hedhet poshtë dhe pret që këtë ta bëjë kryetarja e trupit gjykues, Ana Adamska Gallant. Gashi ka thënë se aktakuza është e ndërtuar mbi bazën e disa sms-ve të inskenuar në letër A4 të bardhë.
“Niveli i Prokurorisë Speciale nuk lejon të ngrehën aktakuza të tilla, të cilat nuk mund të vërtetohen fare, e që duken pothuajse një imagjinatë apo një skenar i një filmi të shkruar relativisht keq”, është shprehur Gashi.
“Presim që gjyqtarja ta hedhë poshtë aktakuzën dhe të thotë se nuk do të ketë gjykim fare për këtë rast”, ka thënë Gashi, duke shtuar se nëse vendoset që procesi të shkojë në gjykim atëherë, sipas tij, kjo çështje, përveçse do të jetë e mundimshme për mbrojtjen dhe për vetë Fatmir Limajn, do të jetë e pamundshme edhe për prokurorin që ta dëshmojë një aktakuzë të pabazuar, ndërsa do të jetë një punë e humbur edhe për gjyqtarët e EULEX-it.
Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, ka thënë se presin që më 10 qershor, pas fjalës së prokurorit, gjyqtarja e trupit gjykues ta japë fjalën e saj përfundimtare se kjo aktakuzë duhet të hedhet poshtë për arsye se prokuroria nuk posedon asnjë fakt në rastin e Ministrisë së Transportit e Postë-Telekomunikacionit.
“Shpresojmë se asnjë prej dëshmitarëve, as të prokurorisë dhe as të mbrojtjes, nuk do të jetë i nevojshëm për shkak se gjyqtarja ka material të bollshëm që të vërtetojë se aktakuza nuk ka kurrfarë themeli dhe se nuk është fare e bazuar. Presim që gjyqtarja ta hedhë poshtë aktakuzën dhe të thotë se nuk do të ketë gjykim fare për këtë rast”, ka thënë Gashi.