Ka përfunduar aksioni i Policisë së EULEX-it për arrestimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së të dyshuar për krime lufte. Në këtë aksion është arrestuar Sami Lushtaku, Sylejman Selimin, Hysni Thaçi, Sahit Jashari, Avni Zabeli, Jahir dhe Zeqir Demakut.
Gjykata e Apelit ka marrë vendim që ”Grupi i Drenicës” të paraburgoset për 30 ditë. Ndaj vendimit ka reaguar Tomë Gashi, avokat mbrojtës i Sylejman Selimit.
“Gjykata e Apelit ka nxjerrë aktvendim për ankesën me të cilën ka ndryshuar masën e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit, i cili do të zgjas deri më 24 qershor. Nuk ka pas asnjë arsye që të tejkalohen afatet ligjore prej 48 orëve për nxjerrjen e këtij vendimi skandaloz, të paligjshëm dhe të padrejtë. Nuk ka pas arsye të priten orët e vonshme të natës që të publikohet një vendim i tillë skandaloz duke pretenduar se kidnapimi i çlirimtarëve, në krye me Komandantin e tyre, do ta zhduk ose zvogëlojë padrejtësinë e qëllimshme, e cila padrejtësi mund t’i konvenojë vetëm atyre që nga kjo presin destabilizimin e Kosovës”, ka deklaruar Gashi.
Të shtatë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sahit Jashari, Zeqir Demaku, Hysni Thaçi e Avni Zabeli, i njohur si “Grupi i Drenicës”, dyshohen se kanë kryer krime lufte në Likoc gjatë luftës në Kosovë.
(Express)