Casper Smart i dashuri i këngëtarës së famshme Jennifer Lopez, është i bindur se ajo po e tradhton atë me reperin Pitbull prapa shpinës së tij. Ai është përplasur me të dhe ka kërkuar nga ajo të tregojë nëse ka aferë me Pitbull. Pastaj ai i ka kërkuar asaj të këputë lidhjet me të
“Jen në fillim u tërhoq dhe vetëm qeshte në fytyrën e Casper. Por pastaj ajo u çmend. Ajo ia ktheu atij, ‘Mos fol me mua ashtu’ dhe ia mësyu. Më vonë ajo ia kujtoi Casper se kush është bosi dhe se është ajo që prodhon paratë në lidhje dhe nëse nuk i pëlqejnë kushtet, mund të largohet”.
“Casper është shumë xheloz sa madje ka filluar të kopjojë Pitbullin. Ai mendon se nëse vepron më shumë si Pitbull, ajo do ta pëlqejë më shumë, por dëshpërimi i tij e bën atë edhe më pak tërheqës për të. Nëse J-o e len, Casper e di se ditët e tij të të jetuarit në nivel të lartë mbarojnë.”, ka thënë burimi.