Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Edona me këngë dhe klip të ri Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Edona me këngë dhe klip të ri Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Edona me këngë dhe klip të ri Empty Edona me këngë dhe klip të ri Fri May 31, 2013 11:38 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Edona me këngë dhe klip të ri Rtkliv11



Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë që këngëtarja jonë, Edona Llalloshi të sjellë në treg projektin më të ri, të shoqëruar bashkë me videoklip. Sipas Edonës kënga është realizuar nga Ilir Tolaj dhe Arsim Bunjaku, ndërkaq videoklipi është duke u përgatitur me “EMF Creative”.


“Jemi në përfundim e sipër të këngës dhe videoklipit më të ri, që besoj se do t’iu pëlqejë të gjithëve. Këngën do ta emërojmë shumë shpejt dhe brenda një kohë të shkurtër do të plasohet në treg”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Për të realizuar këtë projekt Edona Llalloshi ka punuar bukur gjatë, dhe në bashkëpunim edhe me ekipin e “EMF Creative” do të pasqyroj një punë të madhe që kanë bërë në realizimin e këtij klipi. Edona këtë projekt e quan si një befasi për adhuruesit, ngase si në paraqitje ashtu edhe në stil do të duket më ndryshe. Mirëpo, ajo na bënë të ditur se për këtë vit do të realizoj edhe disa projekte të tjera muzikore të cilat do t’i plasoj po ashtu bashkë me klipe.

“Për këtë sezon vere natyrisht se do të realizoj edhe disa projekte të reja muzikore në mënyrë që adhuruesit e mi të kalojnë këtë stinë duke dëgjuar këngët e mia. Uroj që edhe kjo verë të ketë sukseset e viteve të tjera”, shtoi ajo. Ndërkaq sa i përket koncerteve dhe mbrëmjeve të ndryshme muzikore, kjo këngëtare vazhdon të jetë aktive kudo që e kërkon publiku brenda dhe jashtë vendit.

“Koncertet dhe mbrëmjet muzikore vazhdojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe kështu që unë mundohem të jem prezente aty ku më kërkon publiku. Dhe do të mundohem që asnjëherë adhuruesit të mos e ndiejnë mungesën time, do të realizoj këngë të njëpasnjëshme vetëm për adhuruesit e mi”, u shpreh në fund Edona Llalloshi.
(Zëri)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum