Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kërkohet koordinim, për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kërkohet koordinim, për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Në prag të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se Republika e Kosovës ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin politik që të marrë përsipër për të përmbushur obligimet ndërkombëtare të cilat sigurojnë realizimin e të gjitha të drejtave themelore dhe të patjetërsueshme për të gjithë fëmijët në Kosovë. Ai mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, Kryeministri Hashim Thaçi, tha se një ndër të arriturat e Qeverisë së Kosovës, është hartimi i raportit të parë shtetëror mbi zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijëve në Kosovë. Ky hap i qeverisë është evidentuar si e arritur edhe në raportin e progresit të vitit 2011, tha ai.

Për të vendosur fëmijën në qendër të prioriteteve të qeverisë janë bërë përparime, duke bërë të mundur krijimin dhe funksionimin e një varg mekanizmash ndërinstitucional, që merren me dizajnimin e politikave si dhe monitorimin e realizimit të të drejtave të fëmijëve, tha Thaçi.

“Për të respektuar dhe mbrojtur të drejtat e fëmijëve, kërkohet një koordinim i mirëfilltë i përbashkët i punës dhe një qasje institucionale shumësektoriale. Për këtë qëllim janë themeluar edhe Komiteti i Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve, Këshilli për Mbrojte dhe Drejtësi për Fëmijë, Këshilli për Edukim Parashkollor, Komiteti Kosovar për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës, si dhe grupe të tjera punuese”, theksoi ai.

Kryeministri Thaçi, theksoi se me punën e Zyrës për Qeverisje të Mirë, është krijuar sistemi unik i monitorimit, vlerësimit dhe raportimit të zbatimit të strategjisë për të drejtat e fëmijëve, sistem ky që kërkon vendosjen e përgjegjësisë në punë, ofron rekomandime, këshilla dhe mënyra të qarta për të adresuar sfidat, mangësitë dhe vështirësitë e identifikuara.

Ai përmendi disa nga arritjet që do t’i shërbejnë reformimit të sistemit të drejtësisë për të mitur, si vlerësimi i sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, hartimi i protokollit për parandalimin dhe referimin e dhunës në institucionet e arsimit parauniversitar, e të tjera.

“Ju lus që këto të arritura të perceptohen vetëm si një tregues i mirë që të na motivojë të punojmë dhe angazhohemi më shumë duke bashkuar forcat dhe dijet për të zbatuar të gjitha obligimet që dalin nga legjislacioni vendor dhe konventat ndërkombëtare për garantimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe sigurimin e standardeve cilësore për të gjithë fëmijët”, tha Thaçi

Kryeministri Thaçi, tha se mekanizmat shtetëror do të ofrojnë përkrahje institucionale për zbatimin e planeve të veprimit për të drejtat e fëmijëve. Ai tha se nga këta trupa kërkohet që në çdo gjashtë muaj të paraqesin raportet e tyre tek sekretariati i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve, i cili funksionon në kuadër të zyrës së kryeministrit. Kryeministri Thaçi, vlerësoi gjithashtu edhe OJQ-të vendore e ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, për punën e tyre në respektimin e të drejtave të fëmijëve.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum