Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Televizorët Ultra-HD, fjala e fundit e teknikës Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Televizorët Ultra-HD, fjala e fundit e teknikës Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Prince#   

Administrators
Administrators

Prince#
Televizorët Ultra-HD, fjala e fundit e teknikës Tvbfed10


Në Ekspozitën e Elektronikës së Konsumit (CES) në Las Vegas disa kompani prezantuan modelet e tyre të televizorëve me rezolucion ultra të lartë Mendoni se televizorët me rezolucion të lartë HD përbëjnë teknologjinë e fundit? Përgjigja “Po” do ishte e gabuar. Në Ekspozitën e Elektronikës së Konsumit në Las Vegas shumë kompani kanë prezantuar modelet e tyre të televizorëve me rezolucion ultra të lartë:
Gara për të krijuar televizorë me ekranë gjithnjë e më të mëdhenj ka sjellë një problem për kompanitë e teknologjisë: ndërsa përmasat e ekraneve rriten, cilësia e figurës përkeqësohet, përveçse në rastin kur shikuesit largohen më tepër nga ekrani.
Këtë vit, prodhuesit e televizorëve janë përpjekur t’i japin zgjidhje këtij problemi. Modele të reja me “rezolucion ultra të lartë” u paraqitën në Ekspozitën e Elektronikës së Konsumit në Las Vegas nga kompani si LG, Sharp, Sony dhe Samsung.
Duke përshkruar modelin e ri të televizorëve Samsung UHD, zëvendës drejtori i kompanisë, Joe Stinziano, tha se ekrani duket sikur lundron në kornizë.
“Ne krijuam këtë paraqitje për modelin, që mendojmë se do të jetë pjesë e çdo dhome ndenjjeje për vite me radhë. Televizorët me rezolucion ultra të lartë ofrojnë pamje me katër herë më tepër pikselë se modelet LED dhe kjo dendësi pikselash paraqet edhe detajet më të vogla duke dhënë pamje me cilësi të pabesueshme, pothuajse të gjalla.”
Konsumatorët kanë prirje të blejnë një televizor të ri çdo shtatë vjet ose më tepër dhe prodhuesit shpresojnë se teknologjia do t’i japë atyre një arsye më tepër për të ndryshuar. Gjigantët e elektronikës po ofrojnë modele me shumë përmirësime.
Me gati 8,3 milionë pikselë, një ekran me rezolucion ultra të lartë përmban katër herë më shumë pikselë se sa një model HD. Për shkak të rezolucionit të lartë, shikuesit nuk kanë nevojë të ulen shumë larg. Sipas disa vlerësimeve, qartësia e figurës nuk humbet edhe nëse qëndron pranë televizorit në një largësi sa gjatësia diagonale e ekranit.
Nëse humbisni gjithmonë telekomandën, Panasonic ju ofron mundësinë të përdorni televizorin me komanda zanore. Kompania Sharp paraqiti një model që pritet të dalë në dyqan në muajin mars, Serinë e 8-të, e cila përfshin telekomandimin me anën e një programi për smartphone-ët apo kompjuterat tabletë. Edhe televizori LG OLED mund të përdoret nga distanca me anë të fjalëve, por përgjegjësi i marketingut James Fisherman thotë se ky model ka një veçanti.
“Modeli i ri “Magic Remote” i këtij viti arrin të njohë gjuhën e natyrshme, pra nuk do ju duhet të flisni si një robot.”
Çmimet e televizorëve ultra-HD mund të kërkojnë disa vite kohë para se të ulen mjaftueshëm për të blerë nga masat. Megjithatë, ndoshta jo dhe aq shumë sa mund të duket. Sipas një studimi të grupit IHS, rreth 20 për qind e televizorëve që do të transportohen në nivel global në vitin 2017 do të jenë të 50 polsh ose më të mëdhenj. Përsa i përket telefonisë celulare, drejtori ekzekutiv i kompanisë Sony Kazuo Hirai paraqiti modelin e ri të smartphonit, Xperia.
“Në këtë ekspozitë po paraqesim modelin tonë të ri kryesor, Xperia Z, një telefon inteligjent superior që ofron një përvojë unike. Xperia Z kombinon aftësitë e smartphone-ëve më të mirë me teknologjinë e avancuar Sony. Me një dizajn të bukur, ai ka aftësi të avancuar lidhjeje me internetin dhe ofron përmbajte argëtuese.”
Xperia Z ka një sistem operativ Bravia dhe mund të lidhet me televizorin Sony për të ndarë video dhe informacione të tjera.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum