Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Arrest shtëpiak për të gjithë Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Arrest shtëpiak për të gjithë Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Arrest shtëpiak për të gjithë Empty Arrest shtëpiak për të gjithë Sat May 25, 2013 11:18 am

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
(E plotësuar, ora 1:45) 30 ditë arrest shtëpiak për të gjithë. Ky është vendimi i Trupit Gjykues ndaj ish-komandantëve të ndaluar të zonës së Drenicës, i cili është marrë para pak minutash. Disa qindra qytetarë kanë qëndruar prej orës 15:00 kur, ish-komandantët e UÇK-së janë paraqitur në gjykatë, për të pritur vendimin e Trupit Gjykues. Pas verdiktit të marrë, qytetarët e mbledhur kanë thirrur emrat e ish-komandantëve dhe kanë brohoritur UÇK, UÇK.

Pas më shumë së 11 orë seance, Grupit të Drenicës i është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak nga gjyqtari i procedurës paraprake, duke refuzuar kërkesën e prokurorit të lëndës, Maurizio Salustro.

Të akuzuarit, Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi; ish Komandantit të Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku; komandantit të brigadës 111 Jahir Demaku; Zeqir Demakut, Sahit Jasharit, Avni Zabeli dhe Hysni Thaçi, janë të akuzuar nga Salustro për krime luftë ndaj civilëve.

Avokati i Sahit Jasharit, Tahir Rrecaj ka thënë se si mbrojtje konsiderojnë se nuk ka pasur arsye të shqiptohet masa e arrestit shtëpiak.

“Gjyqtari i procedurës paraprake shpalli vendimin me të cilin të gjithë personat e dyshuar shtatë sa janë, iu ka caktuar masa e arrestit shtëpiak për tridhjetë ditë, që do të thotë se iu refuzua kërkesa e prokurorit për paraburgim”, ka thënë Rrecaj, raporton Kosovapress.

Ndërsa, avokati i Sylejman Selimit, Tomë Gashi ka theksuar se është e mirë që nuk është përcaktuar paraburgimi, por konsiderojnë se nuk ka qenë nevojë të caktohet as kjo masë e cila është masa e dytë me e rënd pas paraburgimit.

“Për ne ky vendim është shumë i padrejtë, është një skandal juridik sepse nuk ka pasur kurrfarë arsye që të caktohet masa e arrestit shtëpiak dhe gjyqtari ka mundur të sjell një masë më të rënd që është paraburgimi i tyre. Besoj se të gjitha provat që janë shqyrtuar në këtë seancë janë dëshmuar, posaçërisht mbrojtja e avokatëve dhe vet deklarata e komandantit të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve se nuk ka ndodhur asnjë krim në Likoc në kohë për të cilën prokurori e përmend dhe ne mendojmë që të ankohemi këtë vendim në ditën e parë të gjykatës që do të thotë të hënën”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se do të bëjnë ankesë ndaj këtij vendimi të hënën, derisa kolegji e ka obligim që pas ankesës së tyre, brenda 48 orëve që i bie ka mesi i javës së ardhshme.

Sipas tij, ky është vetëm një spektakël i EULEX-it në krye me prokurorin Salustro që të hiqet vëmendja nga veriu. Derisa, ai ka mohuar të kenë informacione se të akuzuarit kanë akuza edhe për vrasje.

Sipas informacioneve, ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi akuzohet për 7 vepra penale, ish Komandanti i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku me 3 vepra penale, ndërsa Sahit Jashari me 8 vepra penale.

Vendimi shtyhet për një orë

Vendimi për ish-komandantët e ndaluar të Zonës së Drenicës, të cilët kanë filluar të merren në pyetje që nga ora 15:00, i cili ishte paralajmëruar të merrej rreth orës 23:30, është shtyrë edhe për një orë. Kështu ka deklaruar para pak çastesh Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit.

Të shtatë të pandehurit kanë përfunduar dhënien e deklaratave. Prokurori Mauricio Salustro ka kërkuar për të gjithë paraburgim prej 30 ditësh, por pala mbrojtëse e të dyshuarve e ka kundërshtuar kërkesën e prokurorit.

Vendimi, rreth orës 23:30

Vendimi për ish-komandantët e ndaluar të Zonës së Drenicës, të cilët kanë filluar të merren në pyetje që nga ora 15:00 pritet të merret rreth orës 23:30. Kështu ka deklaruar para pak çastesh Tomë Gashi, avokati mbrojtës i Sylejman Selimit.

Avokati Gashi ka thënë se prokurori Salustro, për të gjithë, ka kërkuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh me arsyetimin se ata mund të ikin dhe ndikojnë në dëshmitarët, raporton Kosovapress.

Gashi ka thënë se të ndaluarit akuzohen për krime lufte, ndalim dhe keqtrajtim të civilëve në Likoc.

Prokurori kërkon nga 30 ditë paraburgim për të akuzuarit

Prokurori i EULEX-it, Mauricio Salustro ka kërkuar paraburgim prej 30 ditësh për shtatë të dyshuarit për krime të luftës në rajonin e Drenicës. Mësohet se Prokurori e ngarkon ish-Komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi me shtatë vepra penale, ndërsa ish-Komandantin e Zonës së Drenicës, Sami Lushtakun me tri vepra penale, që dyshohet se janë kryer në kohën e luftës.

Selimi, Lushtaku dhe të tjerët në Gjykatë

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ka filluar seanca e procedurës paraprake ndaj Ambasadorit të Kosovës në Tiranë, Sylejman Selimi, Kryetarit të Skenderajt Sami Lushtaku dhe katër të arrestuarëve të tjerë të cilët dyshohen për krime lufte.

Ndërkohë para Gjykatës janë mbledhur shumë bashkëluftëtarë dhe bashkëqytetarë të të arrestuarëve.

Selimi, Lushtaku dhe të tjerët sot në Gjykatë

Prokuroria speciale e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon operacioni i së enjtes i bastisjeve nën dyshimin për krime lufte të rreth 13 personave kryesisht ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Sot para gjykatës do të dalin edhe 5 të arrestuarit e djeshëm përfshirë edhe kreun e Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Ndërkohë, ftesës së prokurorit Maurico Salustro do t’i përgjigjet edhe ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sylejman Selimi aktualisht ambasador i Republikës së Kosovës në Tiranë.

Avokati i Selimit Tomë Gashi ka thënë se ambasadori sot do të përballet me pyetjet e prokurorisë.

“Ne kemi marrë njoftimin nga prokurori special Mauricio Salustro se edhe ai është njëri nga të dyshuarit për të cilin janë zhvilluar hetime për krime lufte. Unë e kam njoftuar ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi. Pastaj e kam njoftuar prokurorin se Selimi është i gashtën për të iu përgjigjur ftesës. Ai sot vjen për t’u përballur me dyshimet e prokurorit”, i ka thënë Gashi Radio Kosovës.

Por, Ministria e Jashtme nuk ka sqaruar ende se cilat do të jenë veprimet e saj kur një nga ambasadorët është nën hetime për krime lufte. Numri dy i Ministrisë së Punëve të Jashtme Petrit Selimi i ka thënë Radio Kosovës se për këtë punë mund të flas vetëm ministri.

“Për këtë çështje nuk deklarohem unë deklarohet vetëm ministri (Enver Hoxhaj)”, ka thënë Selimi.

Një ditë më parë një njësiti special i policisë së Misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit ka nisur një operacion bastisje në disa qendra të Kosovës. Operacioni ka rezultuar me arrestimin e Sami Lushtakut, Jahir e Zeqir Demakut, Sahit Jasharit dhe Hysni Thaçi që të gjithë të dyshuar për krime lufte.

EULEX-i ka konfirmuar se fjala është për dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile në formën e dhunimit të integritetit trupor dhe shëndetit të civilëve të mbajtur në qendrën e ndalimit të UÇK-së në Likovc të komunës së Skenderajt. Ndërsa njëri nga ata po hetohet për vrasjen e një civili si krim lufte. Shumica e emrave të të dyshuarve në dosje i përkasin ish pjesëtarëve të UÇK-së nga zona operative e Drenicës.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum