Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Garcia: Titulli nuk ishte në objektivat tona on Thu Dec 26, 2013 3:16 am

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

avatar
Trajneri i Roma-s, Rudi Garcia, tashmë ka filluar të besojë tek titulli i kampionit në Serie A. “Sigurisht që e ëndërroj titullin kampion. Unë kur e nis një garë, synoj ta fitoj”, ka theksuar Garcia, i cili njihet për gjuhën e drejtpërdrejtë kur bëhet fjalë për të shprehur ambiciet e tij personale, por kjo nuk do të thotë se ai nuk është një njeri i përulur.



“Nuk ishte në objektivat tona titulli por me kalimin e kohës jemi përmirësuar shumë dhe duhet të japim maksimumin për të qenë gati në çdo betejë. Juventus-i është një skuadër e fortë dhe nuk toleron por ne nuk duhet ta humbasim fillin”, ka shtuar francezi. Tutje, Garcia përqendrohet te statistikat, duke vënë theksin në pikat e forta të grupit që ai drejton. “Statistikat na japin të drejtë në mbrojtje por bardhezinjtë po zhvillojnë një edicion rekordesh. Edhe Roma po zhvillon një edicion të jashtëzakonshëm por ata kanë avantazhin e eksperiencës dhe të faktit që mund të luajnë mirë edhe me lojtarë të bankinës”, ka nënvizuar Garcia. Ai më tej ka paralajmëron pushime të kufizuara për futbollistët e tij. “Për mua pushimi është i rëndësishëm por lojtarët duhet të ndjekin një program të caktuar. Kam shumë besim tek ata sepse janë djem inteligjentë dhe e dinë shumë mirë që ndaj Juventus-it duhet të luajnë në një nivel të lartë fizik. Nuk duhet të harrojmë se lëndimet na kanë kufizuar shumë. Kur mungojnë lojtarë si Totti, Gervinho dhe Destro është normale që të shënojmë pak. Nëse Juventus-it i heqim Tevez-in dhe Llorente-n atëherë gjërat nuk do të shkojnë mirë as për ata”, është shprehur Garcia. Racizmi në futboll është një tjetër temë që Garcia e analizon pa komplekse. “Duhet të luftojmë të gjithë kundër këtij fenomeni. Klubet duhet t’i kontrollojnë skuadrat e tyre sepse për mendimin tim, ngjyra e lëkurës apo feja nuk janë të rëndësishme, e rëndësishme është që lojtarët të dinë të luajnë futboll për skuadrën”, ka përfunduar Garcia.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum