Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

avatar
Mirëmbajtja e rrugëve rajonale, buxhetit të Kosovës këtë vit po i kushton miliona euro. Ministria e Infrastrukturës ka tejkaluar për 2 milionë e 975 mijë e 754 e 77 euro shumën e planifikuar për mirëmbajtjen e rrugëve për vitin 2013-2014, e që ishte paraparë të jetë 6 milionë euro.



Jehona Zhitia
Gjatë hulumtimit, RTK-ja ka siguruar edhe listën e kompanive të rekomanduara për dhënie të kontratës, ku është gjetur se me rastin e përzgjedhjes së operatorëve është përdorur procedura e revokimit.

Në rajonin Prishtina A janë bërë ndryshime materiale apo rritje të ofertës nga oferta e paraqitur nga operatorët ekonomikë për shumën prej 158.330 euro, ndërsa në rajonin e Ferizajt është fryrë oferta në 117.450 euro.

Operatorët ekonomikë të eliminuar janë të pakënaqur me vendimin e autoritetit kontraktues dhe kanë parashtruar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ku pas shqyrtimit nga eksperti i OSHP-së, Hysni Muhadri, janë aprovuar si të bazuara ankesat e kompanisë – konzorciumit “Magjistralja & Alb Building` dhe kompanisë `Victoria Invest International Group sh.p.k.`.

Pas këtyre ankesave, Ministria ka rishpallur tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve për rajonin e Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës A.

Por edhe këtë herë u përzgjodhën operator ekonomik me çmimin më të shtrenjtë. Në Gjakovë ka rritje të ofertës për 140.470.20 euro më shumë nga oferta e paraqitur nga operatorët ekonomik.

Ndërsa në rajonin e Gjilanit është shpallur fituese kompania `Tali` me dallim prej 413,921.179 eurosh nga oferta tjetër më e ulët. Edhe pas këtij vendimi, tri kompanitë janë ankuar në OSHP, nën dyshimin për favorizime të operatorëve të njëjtë.

Përfaqësues të kompanisë `Magjistralja&Bageri`, nëpërmjet një deklarate elektronike kanë thënë se Ministria e Infrastrukturës ndaj tyre ka përdorur standarde të dyfishta, të njëanshme dhe në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik, që për pasojë ka pasur eliminimin dhe diskriminimin ndaj kompanisë së tyre, favorizimin dhe vënien e pozitës dominante abuzuese nga operatorë me të cilët kanë kontrata viteve të fundit për këtë projekt. Ata thonë se duke pasur parasysh dëmin që po u shkaktohet në këtë proces, kësaj radhe përveç OSHP-së, ankesën e kanë dërguar edhe në organet e zbatimit të ligjit për ndjekje penale.

RTK-ja ka provuar për disa ditë rresht që të marrë përgjigje nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës lidhur me dyshimet për këto parregullsi në tenderë, por Lah Nitaj, këshilltar i ministrit, nëpërmjet një mesazhi telefonik ka thënë se`Kushdo që ka fakte, le t`i dërgojë në Prokurori`.

Ndërsa, Ardian Behra nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, tha se janë duke i shqyrtuar ankesat e operatorëve dhe do të marrin masat nëse vërtetohet për shkelje edhe në këtë ritenderim.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum