Skuadra e Bundesligës, Frajburg, ka siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar të përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, për edicionin e ardhshëm.
22-vjeçari është transferuar në Frajburg në formë huazimi, me opsionin që klubi gjerman ta blejë kartonin e tij nga Dinamo e Kievit më vonë . ”Kemi qenë në kontakte për Mehmedin që disa vite dhe jemi shumë të lumtur që më në fund negociatat u përmbyllën me sukses. Admiri është një lojtar që mund të luajë në pozita të ndryshme. Ai është një sulmues i cili e kupton shumë mirë lojën dhe tashmë e ka dëshmuar se mund të luajë në nivele të larta”, ka theksuar drejtori sportiv i Frajburgut, Klemens Hartenbah. Mehmedi u bë pjesë e Dinamos së Kievit në afatin e dimrit në vitin 2012, duke u transferuar nga Cyrihu, kurse me ukrainasit ka luajtur 31 ndeshje.
(RTK)