Legjenda e klubit nga “Anfield Road”, Majkëll Ouen, mendon se klubi i tij amë do të bënte gabim të madh nëse do të heqë dorë nga shërbimet e Luis Suarezit.
Për sulmuesin uruguaian ekziston një interesim i madh nga klubet më të mëdha evropiane, por Ouen këmbëngul se shitja e tij do të thoshte edhe heqje dorë për të kuqtë nga lufta për një vend në Ligën e Kampionëve.
“Liverpuli duhet ta mbajë Suarezin. Që një kohë të gjatë tifozët presin një rezultat të mirë në kampionat, kurse pa Suarezin skuadra nuk ka kurrfarë gjasat të jetë konkurrente për një vend që çon në Ligën e Kampionëve. Nuk do të ishte korrekte ndaj tifozëve dhe as ndaj lojtarëve, sidomos ndaj Stiven Xherardit, në të cilin sërish do të binte barra më e madhe”, ka theksuar Ouen.
Ish-futbollisti i kombëtares angleze ka marrë si shembull Mançester Junajtedin, se si duhet të sillet një klub i madh. “Uejn Runi nuk ishte më në qendër të vëmendjes pas ardhjes së Van Persit dhe shprehu dëshirën për t’u larguar posa u emërua trajner i ri Dejvid Mojes. Megjithatë, ata nuk dëshirojnë aq lehtë të heqin dorë nga shërbimet e tij”, ka shtuar Ouen.
(RTK)