Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!


You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

avatar
Hyrja në fuqi e Ligjit kundër pirjes se duhanit ka bërë që shumë qytetarë ta ndërpresin atë. Sipas sociologëve hyrja në fuqi e këtij ligji gjatë sezonit të verës ka qenë adekuate sepse shumë duhanpirës i thonë më lehtë stop duhanit si përgatitje për periudhën e dimrit.



Disa nga qytetarët e Kosovës thonë se Ligji kundër pirjes se duhanit në ambiente të mbyllura jo vetëm që mbron shëndetin e qytetarëve, por edhe parandalon rritjen e numrit të të rinjve për të pirë duhan. Për Skënder Hysenin, ky ligj ka qenë vendimtar që ai t’i thotë stop duhanit.

“Keni qenë duhanpirës? Po, për 20-të vite. E kamë pasur vështirë por me kalimin e kohës jam adaptua edhe tash po ndihna më mirë. Prej se është marr vendimi po e shohë se shumë njerëz e kanë kuptua edhe shumë njerëz e kanë lënë edhe shumë ma mirë po e ndiejnë vetën”..

Ndërsa ka të tillë që mendojnë ndryshe duke gjetur zgjidhje edhe për periudhën e dimrit.

”Dalim jashtë, rrimë jashtë kur është koha e mirë por edhe kur bëhet ftohtë prapë dalim jashtë. E pi shumë moti edhe skam vendos me e lanë. I di shumë mirë i di anët negativet po njëherë për njëherë nuk e ndali”.

Edhe pse ende nuk ka ndonjë statistikë, se a ka fillua të bije numri i duhanpirësve, duket se periudha e verës për disa nga ta është kohë e përshtatshme për ta ndërprerë pirjen e duhanit, thotë Sociologia Sibele Halimi.

“Ligjet përgjatë implementimit të tyre kanë edhe një fushatë edhe për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve kështu që periudha e verës konsiderohet një periudhë që shumica e qytetarëve apo edhe ata që e pinë cigaren dalja në vendet publike gjatë sezonit të dimrit në vendet publike është më e vështirë. Kështu që ata vetëm kanë fillua të përgatiten që gjatë kësaj sezone ata ta lenë cigaren”, tha Halimi.

Zbatimi i Ligjit kundër duhanit ka filluar të zbatohet me 24 maj dhe është e ndaluar rreptësishtë te pihet në të gjitha vendet publike të mbyllura, mjetet e transportit publik si dhe ndalohet ekspozimi i paketave të cigareve nëpër të gjitha pikat e shitjes.
Kroniken mund ta ndiqni në "INFO PLUS" në orën 16:00, në Radio Kosovë

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum