Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Në pritje për datën e zgjedhjeve Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Në pritje për datën e zgjedhjeve Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Në pritje për datën e zgjedhjeve Empty Në pritje për datën e zgjedhjeve Sun Jun 30, 2013 12:09 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Partitë politike në Kosovë janë në pritje që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të shpallë zyrtarisht datën e zgjedhjeve lokale. Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes thotë se “presidentja do të konsultohet me liderët e partive politike për të vendosur për datën e zgjedhjeve, të cilën do ta shpallë brenda pak ditësh”.



Partitë politike në Kosovë janë në pritje që presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga të shpallë edhe zyrtarisht datën kur qytetarët e Kosovës me të drejtë vote do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe këshilltarët e asambleve komunale.

3 nëntori pritet të jetë kjo datë, pasi në takimin e kaluar në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave, Thaçi e Daçiq, është arritur pajtueshmëri për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 4 komunat në veri të territorit të Kosovës, ku nuk ka pasur institucione legjitime të Kosovës.

I pyetur se kur presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do t’i shpallë zgjedhjet lokale, zëdhënësi Arbër Vllahiu, tha për Top Channel se “me Kushtetutë dhe me ligj, parashihet mbajtja e zgjedhjeve komunale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, njëkohësisht”.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka theksuar se mbajtja e zgjedhjeve komunale në tërë territorin e vendit njëkohësisht, është mesazh i mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

”Jahjaga do t’i thërrasë në konsultim të fundit liderët e partive politike për të vendosur për datën e zgjedhjeve dhe do ta shpallë atë brenda pak ditësh”, sqaron Vllahiu.

Ndërkaq, partitë politike në Kosovë, tashmë kanë filluar seriozisht përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe publikimin e nominimet dhe kandidaturat.
(TCH)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum