Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi, ka thënë se është kundër ratifikimit të marrëveshjes së 19 prillit ashtu siç është duke kërkuar Qeveria. Ai ka thënë për “Epokën e Re”, se Kuvendi e humb kredibilitetin nëse e ratifikon planin e zbatimit të marrëvëshjes.
Ai ka deklaruar se çështja e zbatimit të këtij plani është kopetencë e ekzekutivit. “Mendojmë se fare nuk duhet të ofrohet ratifikim në Kuvend plani i zbatimit të marrëveshjes sepse është obligim i Qeverisë ta zbatojë këtë dokument”, Isufi ka thënë se AAK-ja e ka përkrahur PDK-në në këtë dialog sepse në rendë të parë ka interesin nacional. ”Nëse ky dialog do të zbatohet, e që është në interes të Kosovës, ne do të fitojmë” ka thënë Isufi.
(RTK)