Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Kërkohet konfiskimi i objektit “Medicus” Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Kërkohet konfiskimi i objektit “Medicus” Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Është dënuar me tetë vjet burgim për shkak se ka drejtuar klinikën “Medikus”, ku ilegalisht janë blerë e shitur veshkë, por prokurorisë së EULEX-it nuk po i mjafton vetëm ky dënim ndaj urologut Lutfi Dervishi. Prokurori i rastit, Jonathan Ratel, ka paraqitur kërkesë për konfiskimin e objektit të klinikës “Medikus” me arsyetimin se në këtë klinikë është kryer vepër penale.



Por, në zhvillim e sipër të procesit ndaj këtij rasti dhe pak para shpalljes së dënimit ndaj pesë të akuzuarve, në Gjykatën Themelore është kuptuar se Dervishi si pronar i këtij objekti e ka bërë shitjen e kësaj pasurie. Dervishi pretendon se pronën e ka shitur sipas procedurave ligjore dhe të njëjtën gjë e ka thënë në gjykatë.

Por, prokurori Ratel kërkesën për konfiskimin e kësaj prone e ka paraqitur edhe të mërkurën në një seancë të veçantë për këtë çështje të mbajtur në objektin e Gjykatës së Apelit.

Kërkesën e prokurorit dhe kundërshtimin e mbrojtjes dhe të vetë të akuzuarit Lutfi Dervishi pritet që ta analizojë trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Arkadio Sedek. Ky i fundit edhe do të marrë vendim në lidhje me kërkesën e prokurorit.

I njëjti gjyqtar dy muaj më parë, ka udhëhequr trupin gjykues, i cili në emër të popullit e ka dënuar mjekun Lutfi Dervishin bashkë me të birin e tre mjekë të tjerë me gjithsej njëzet vite e tetë muaj heqje lirie.

Lutfi Dervishi si mjek dhe pronar i klinikës private “Medikus” është dënuar bashkë me djalin e tij për veprën penale të trafikimit me qenie njerëzore dhe atë të krimit të organizuar. Pos këtyre dy veprave, Lutfi Dervishi është dënuar edhe për veprën penale të lëndimit të rëndë trupor.

Për këtë të fundit janë dënuar edhe Sokol Hajdini me tri vite burgim dhe anesteziologët Islam Bytyqi e Sulejman Dulla me nga një vit burgim me kusht që për dy vitet e ardhshme të mos e përsërisin veprën e njëjtë për të cilën janë dënuar.

Kësisoj Lutfi Dervishit i është shqiptuar dënim unik prej tetë vitesh dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh derisa djali i tij Arban Dervishi që dikur kishte menaxhuar klinikën “Medikus” është dënuar me shtatë vite e tre muaj burgim dhe një shumë prej 2 mijë e 500 eurosh.

Në ditën kur është shqiptuar ky dënim, prokurori i rastit Ratel ka konfirmuar zhvillimin e hetimeve edhe për tetë persona të tjerë që dyshohet se kanë të bëjnë me rastin “Medikus”.

”Unë mund të konfirmoj se prokuroria ka ngritur një urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj tetë të dyshuarve të rinj në Kosovë dhe jashtë saj, për krim të organizuar, trafikimit të personave, shpërdorim të detyrës dhe veprave të ngjashme për aktivitete në klinikën ‘Medicus’ dhe më tej në vitin 2008 dhe më shumë kohët e fundit”, ka thënë prokurori Ratell në ditën kur pesë persona janë shpallur fajtor ndërsa ish-sekretari permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Rrecaj, është liruar nga të gjitha akuzat.
(Zëri)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum