Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Çeku: Akuzat, tendencioze Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Çeku: Akuzat, tendencioze Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1Çeku: Akuzat, tendencioze Empty Çeku: Akuzat, tendencioze Mon Jun 10, 2013 6:13 pm

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Akuzat ndaj ish komandantëve të papranueshme dhe tendencioze ka deklaruar ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku, i cili tha se, kurrë nuk ka parë, as nuk ka urdhëruar krim dhe askush që ka qenë pranë tij nuk ka bërë asgjë që bie ndesh me ligjin e luftës apo ndonjë vepër penale.


Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka thënë se e ka të vështirë të pajtohet që sot në liri, komandant apo bashkëpunëtor të tij, siç është ish komandanti i UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi dhe të tjerët të jenë prapa grilave për diçka çka nuk kanë bërë gjatë luftës.

“Absolutisht atë çka kanë qenë të gatshëm të bëjnë gjatë luftës kanë qenë që të japin gjithçka dhe kanë jap gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë dhe thjesht shumë e kam vështirë të kuptoj dhe të pajtohem dhe të bindem, por askush nuk mund të më bind që UÇK-ja ka bërë krime lufte apo diçka të tillë. Për mua janë të papranueshme dhe për mua janë tendencioze dhe është dëshmuar, sa e sa herë ka pasur përpjekje të shumta të dënohen komandantët e UÇK-së edhe këtu edhe në Hagë, por të gjitha kanë dështuar dhe do të dështon edhe kjo përpjekje”, ka thënë Çeku.

Ministri Çeku u shpreh edhe për “Grupin e Llapit”, duke thënë se dënimi i tyre ka qenë befasi:

“Ne u mësuam me befasira, sepse kjo është befasi për çdo kënd, një gjë e papritur për çdo kënd. Tash mbetet ta shohim, shkalla e dytë besoj se do ta jep fjalën e vet dhe edhe këta do të lirohen, sepse kjo është diçka me vite të tëra dhe vazhdimisht përpjekje, përpjekje për t’i dënuar dhe si duket dikush nuk po mund të pajtohet pa i dënuar, por ka ligj ka rend dhe gjithmonë e vërteta fiton, e vërteta është e ngadalshme, por e arritshme dhe drejtësia është e tillë dhe jam i sigurt se edhe e vërteta në anën e komandantëve tanë, në anën e UÇK-së edhe do të ngadhënjej”.

“Grupi i Drenicës”, ish komandati i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sahit Jashari, Jahir Demaku, Avni Zabeli, Zeqir Demaku dhe Hysni Thaçi, akuzohen nga prokuroria speciale e EULEX-it për krime lufte në vitin 1998 në Likovc të Drenicës.

Ndërsa, “Grupi i Llapit”, Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, u dënuan me 13 vite burg nën akuzën për krime lufte.
(RTK)

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum