Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Obama bën ndryshime në politikën e jashtme Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Obama bën ndryshime në politikën e jashtme Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama ka riformatuar kabinetin e tij, duke bërë ndryshime në Këshillin për Siguri Kombëtare dhe në përfaqësuesen amerikane në Kombet e Bashkuara. Ambasadorja e deritashme amerikane në organizatën botërore, Susan Rice është emëruar nga presidenti për Këshilltare të Sigurisë Kombëtare, ndërsa për ambasadore të re në Kombet e Bashkuara presidenti emëroi këshilltaren dhe ish gazetaren, Samantha Power.


Duke thënë fjalët më të zgjedhura për kryekëshilltaren e tij, Obama tha se emri dhe përvoja e “Susan Rice personifikon traditën më të mirë të diplomacisë amerikane”.

Ndërkaq e emëruara e Amerikës për ambasadore në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, ish gazetare dhe korrespondete e disa mediumeve amerikane nga Ballkani në vitet e nëntëdhjeta ishte një ndër zërat më të fuqishëm që kërkonte ndërhyrjen ushtarake amerikane për të ndalur luftërat në Bosnjë dhe në Kosovë.

Power ishtë edhe një mbështetëse me argumente e nevojës së njohjes së pavarësisë së Kosovës më 2008, për të theksuar se njohja e menjëhershme nga Administrata e ish presidentit George Bush dhe e vendeve të tjera perëndimore ishte një veprim i duhur dhe i drejt.

Duke e arsyetuar emërimin e saj në organizatën botërore, presidenti Obama tha se Power, ”i njeh pikat e forta dhe të dobëta të OKB, ndërsa e ka të qartë se do t’i shërbejë interesave të Amerikës dhe duhet të ngrejë zërin për parimet dhe idealet tona”.

Për dallim nga kryekëshilltarja e emëruar Rice që nuk kërkon miratimin e Senatit emërimi i Power kërkon miratimin e Senatit amerikan dhe pritet që ajo ta kalojë këtë pa ndonjë pengesë të madhe.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum