Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Udhëheqësit e VV-së takuan Senatorin Chris Murphy Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Udhëheqësit e VV-së takuan Senatorin Chris Murphy Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërjen e Albin Kurtit, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesues i Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Shpend Ahmetit, nënkryetar dhe Florin Krasniqit, deputet dhe kryesues i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, zhvilloi sot takim me Senatorin Chris Murphy nga Connecticut, Kryesues i Nënkomitetit për Çështje Evropiane në kuadër të Komitetit për Politikë të Jashtme në Senatin e Shteteve të Bashkuara.

Në takimin e mbajtur në zyrat e Senatit të Shteteve të Bashkuara, përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje paraqitën pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sfidat ekonomike të Kosovës, dhe procesin e privatizimit.

Senatori Murphy falenderoi për vizitën dhe qëndrimet e shprehura si dhe u zotua për kontakte të mëtutjeshme dhe adresimin e çështjeve të ngritura.

Të dyja palët ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë si atë ndërmjet deputetëve dhe senatorëve ashtu edhe në mes të shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë po gjatë vizitës së tyre në ShBA, kryetari i VV-së Albin Kurti, dhe nënkryetari i saj, Shpend Ahmeti, qëndruan në New York ku mbajtën ligjëratë në Universitetin Columbia dhe në Universitetin Cornell.

Në Columbia ata folën në temën ”Sfidat në Kosovën e pasluftës” ndërkaq në Cornell në temën ”Privatizimi në Kosovë: rënia ekonomike dhe shpërbërja shoqërore”.

Pas prezantimeve të Kurtit dhe Ahmetit, studentët dhe profesorët e pranishëm shtruan pyetje dhe dhanë komente të tyre për çështjet e ngritura.

Kurti dhe Ahmeti theksuan që duhet të ndryshojë edhe qeveria e qeverisja në Kosovë, por edhe qasja e faktorëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës që ajo të mos dështojë si shtet.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum