Shpat Deda së shpejti do të lansojë këngën e tij më të re të titulluar “Përgjithmonë”, e cila do të vijë e shoqëruar me videoklip. Regjia dhe montazhi i videoklipit të këngës së re është bërë nga Daniel Mulloy, regjisor i njohur i filmave të shkurtër nga Britania e Madhe, puna e të cilit ka triumfuar në dhjetëra festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit si Sundance, BAFTA, etj.
Kënga do të jetë edhe pjesë albumit të dytë të kantautorit nga Kosova, i titulluar “Dathë”, album i cili është në fazat përfundimtare të produksionit.
I realizuar në studion “Homebasesound” në Prishtinë, me producentë si Armend Xhaferi dhe Pëllumb Ballata, albumi planifikohet të publikohet brenda këtij viti.