Mir se erdhët në xCoDeZz

United states of Albania

Krijo nje Llogari ose kyqu per te Vazhduar ne Forum

Jahjaga: Korrupsioni po e pengon të ardhmen e gjeneratave të reja Login_10

Kyçu - Login

Emri Juaj:

Fjalëkalimi:

Qëndro i identifikuar:

Nuk jeni ende anetar? Regjistrohu!

Jahjaga: Korrupsioni po e pengon të ardhmen e gjeneratave të reja Welcom11

You are not connected. Please login or register

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

     

Lajme   

Lajme 24/7
Lajme 24/7

Lajme
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), sot ka lansuar projektin “Mbështetje përpjekjeve kundër korrupsionit në Kosovë”. Nismën e ka përshëndet edhe Presidentja Atifete Jahjaga. Korrupsioni por edhe krimi i organizuar, sipas saj, janë dukuri të shoqërive në tranzicion dhe përpjekjet për t’i çrrënjosur ato kërkojnë angazhimin e plotë të të gjitha segmenteve të shoqërisë.


Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi tha se prioritet mbi prioritetet për Republikën e Kosovës është sundimi i rendit dhe ligji, në të cilën hynë pesë prioritete që duhet të merren parasysh: luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, shpëlarja e parave, terrorizmi dhe krimet e luftës.

Ai kërkoi ngritjen e kapaciteteve njerëzore në sistemin gjyqësor dhe në organet tjera që merren me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, sepse sipas tij Kosova ka infrastrukturë ligjore në luftimin e këtyre dukurive.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Zëvendëskryeministri Kuçi tha se këto dukuri nuk luftohen vetëm më gjyqtarë dhe prokurorë, por kjo arrihet së bashku me qytetarët, duke kërkuar bashkëpunimin më të madh nga ata, me organet e drejtësisë.

Zëvendëskryeministri Kuçi tha se Ministra e Drejtësisë ka hartuar shumë ligje të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë do të kontribuojnë në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nismën e ka përshëndet edhe Presidentja Atifete Jahjaga. Korrupsioni por edhe krimi i organizuar, sipas saj, janë dukuri të shoqërive në tranzicion dhe përpjekjet për t’i çrrënjosur ato kërkojnë angazhimin e plotë të të gjitha segmenteve të shoqërisë.

“Ne në Kosovë nuk e kemi përmbyllur ende betejën me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por luftën kundër këtyre dukurive e kemi shndërruar në përparësi të punës sonë për ta fituar dhe për të treguar se duam të ndërtojmë shtet ku mbizotëron rendi dhe ligji, për të mirën e qytetarit dhe të ardhmes së tij. Rendi dhe sundimi i ligjit nuk mund të funksionojë në një shtet ku ka korrupsion, por ne duam të dëshmojmë se jemi më të fuqishëm dhe më të bindur në luftën tonë kundër dukurive negative dhe për të treguar se jemi më të qëndrueshëm në këtë qëllim”, theksoi ajo.

Sipas saj, korrupsioni po e pengon zhvillimin e vendit dhe investimet e huaja. Po e pengon hapjen e vendeve të reja të punës dhe perspektivën e të rinjve në Kosovë.

“Korrupsioni po e pengon të ardhmen e gjeneratave të reja, të cilat do të na gjykojnë për veprimet tona të së sotmes. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë misionin që e kemi marrë – të mposhtjes së korrupsionit dhe të krimit të organizuar për mirëqenien e qytetarëve të vendit. Duhet të krijojmë një Kosovë ku sundon rendi dhe ligji dhe ku të gjithë jemi të barabartë përpara tij. Një Kosovë ku të gjithë ne, edhe institucionet edhe qytetarët, jemi të gatshëm e të fuqishëm të përballemi me të këqijat, që gjeneratat e ardhshme të mos na akuzojnë për mosgatishmëri dhe mosguxim. Një Kosovë të pastër ku vullneti i qytetarit do të jetë udhërrëfyes i institucionit dhe ku mbështetja për këto institucione do të jetë e plotë”, theksoi ajo.

Ky projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SDC), ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve të Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), rritjen e angazhimit qytetar në forcimin e transparencës e llogaridhënies, qasjen në informata në nivel lokal përmes mediave sociale dhe të forcojë aftësinë e gjyqësorit për të luftuar korrupsionin nga brenda dhe jashtë. Përmes një qasjeje inovative dhe gjithëpërfshirëse projekti SAEK do të marrë në konsideratë nivelet e ndryshme të intervenimit, duke bashkëpunuar drejtpërdrejt me autoritetet e qeverisjes qendrore, aktorë lokalë komunalë, shoqërinë civile dhe me vetë qytetarët.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum